ARTArt DixhitalÇFARË ËSHTË SAKTËSISHT ARTI DIXHITAL? - Artistët po përdorin...

ÇFARË ËSHTË SAKTËSISHT ARTI DIXHITAL? – Artistët po përdorin përparimet e botës moderne për krijimet e tyre artistike

-

Nga REVISTA ARTPSER

Çfarë është arti dixhital?

Bota e sotshme është e zhytur në teknologji. Studentët po
mësojnë online përmes platformave edukative, profesionistë të shumtë po punojnë
në distancë, shumë njerëz të rritur gjejnë partnerë romantikë nëpërmjet
aplikacioneve online, të gjitha në të njëjtën kohë kur ata po ndajnë të rejat më
të fundit të jetës së tyre në mediat sociale. Përvoja njerëzore kolektive po
konsumohet nga bota dixhitale. Për këtë arsye, është kuptimplotë që me të gjithë
teknologjinë e disponueshme në dorën tonë, artistët, gjithashtu, t’i përdorin përparimet
e botës moderne gjatë krijimeve të artit të tyre.

Shumë emra brenda botës së artit po e adresojnë gjithnjë
edhe më shpesh rritjen e dominimit të këtij mediumi, por çfarë është saktësisht
arti dixhital? Arti dixhital mund të shihet si një termë i paqartë, gjithëpërfshirës
i cili përdoret për të përfshirë artet teknologjike, por ai shkon përtej saj. Çdo
krijim ku artisti përdor një kompjuter apo një instrument teknologjik
konsiderohet si pjesë e këtij mediumi. Teknologjia nuk ka përse të jetë faktori
kryesor i veprës së artit në mënyrë që ajo të mund të quhet art dixhital. Për
aq kohë sa përdoret një aspekt teknologjik në procesin e krijimit, vepra
konsiderohet dixhitale. Kaq e thjeshtë është.                            

Evolucioni i artit dixhital

Tani arti dixhital është një formë e re arti. Termi ka
evoluar brenda komunitetit të artit përgjatë shekullit të 20-të. Arti
kompjuterik, arti në multimedia, dhe arti kibernetik janë përdorur gjerësisht gjatë
viteve 1960-1990. Ashtu si vetë titulli i tij, vetë mediumi është zhvilluar përgjatë
disa dekadave.

Arti dixhital filloi formalisht në vitet 1960. Duke qenë
se kompjuterat e kësaj periudhe ishin të mëdha sa një dhomë, dhe ato nuk ishin
të aksesueshme për masat, diçka e tillë nuk e mundësonte rritjen e përhapjes së
këtij mediumi. Vetëm pak artistë në këtë kohë, të tillë si Frieder Nake, kishte
akses në instrumente të reja teknologjike. Më vonë, në vitet 1970, artistët dhe
shkencëtarët e kompjuterave bashkëpunuan për të krijuar vepra arti të
gjeneruara nga kompjuterat. Megjithatë, ishin vitet 1980, koha kur termi art
dixhital u përdor për herë të parë teksa ky medium filloi të zinte vend në botën
e artit. Rritja e famës së këtij mediumi vazhdoi në vitet 1990, deri në lindjen
e botës së internetit. Arti dixhital ka lënë një impakt dominues në botën e
artit.                                   

A është arti dixhital me të vërtetë art?

Megjthëse, ky medium ka qarkulluar për disa dekada, njerëzit
shpesh kanë tendencën të pyesin mbi legjitimitetin e tij. A mund të
konsiderohet arti dixhital një formë e vërtetë arti? Për t’iu përgjigjur kësaj
pyetje thjeshtë; po, ai është art. Ka pasur debate që ky medium nuk mund të
konsiderohet art i vërtetë sepse ai realizohet me kompjuter dhe jo fizikisht me
dorë. Është thënë gjithashtu se natyra e pafundme e artit dixhital parandalon
vetë origjinalitetin e tij. Verprat dixhitale të artit mund të kopjohen
pareshtur, duke mos lënë thuajse asnjë gjurmë për veprën origjinale të artit.  

Konkluzion

Skeptikët besojnë se arti dixhital mund të realizohet nga
kushdo që ka një kompjuter në përdorimin e tyre personal. Ky medium ndërtohet
mbi praktikat tradicionale të artit, të tilla si pikturë, vizatim, dhe skulpturë.
Themelet janë thuajse të njëjta.

Madje edhe brenda
peisazhit dixhital, artistët janë të aftë që të arrijnë vetë stilin dhe dhuntinë
e tyre artistike. Artistët dixhital kalojnë nëpër të njëjtat procese që përjetojnë
artistët e mediumeve tradicionale. Ajo kërkon krijmtari dhe një nivel të lartësuar
praktike. Arti dixhital është si çdo formë tjetër arti. I vetmi dallim është se
ai krijohet me instrumente dixhitale.

(Imazhi 1: Sabrina
Ratté, Aliquis, 2019)

(Imazhi
2: Max Parisot du Lyaumont, Le Pape des Escargots version Noir et Blanc,
2021)

(Imazhi 3: Frieder Nake, Homazh për Paul Klee,
13/9/65 Nr.2, 1965)

(Imazhi 4: Clément Dezelus, Hotel Rozë, 2016)

(Imazhi 5: Jesús Perea, M377, 2018)

Burimi:
https://blog.artsper.com/en/a-closer-look/what-exactly-is-digital-art/

 

Përzgjodhi
dhe përktheu – Enkeleda Suti.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty