POEZIPedro SalinasE degjon se si luten per realitete, ato kafshe...

E degjon se si luten per realitete, ato kafshe te tmerrshme – Nga Pedro Salinas

-

E degjon se si luten per realitete, ato kafshe te tmerrshme,

te rremujshme,

ata, hijet qe ne i shpikim ne kete shtrat te madh distancash?

Te lodhur tani nga pafundesia, dhe plaget nga nje nostalgji e thelle per material,

ata kerkojne kufizime, dite, emra. Ata nuk mund te jetojne me ne kete menyre:

ata jane ne cakun e vdekjes se hijeve, qe eshte asgjeja.

Afrohu, eja me mua,

zgjati duart, me jip trupin tend. Ne te dy do te kerkojme nje ngjyre per ta, nje date, nje gjoks, nje diell.

Lejo qe ato te shplodhen tek ti, qe te jesh mish i tyre.

Hungerimat e tyre do te qetesohen ndersa i shtrengojme ato fort ndermjet trupave tane ku ato te kulloten dhe te shplodhen. Se fundmi ata do te flejne ne enderrat tona, ne perqafimin tone.

Dhe keshtu, me pas, ne vazhdojme te ndare, aty ku ushqehemi vetem me hije, te kapur ne distance.

Ata do te kene kujtime tani, nje te shkuar prej mishi dhe kocke: kohen kur ata jetonin tek ne.

Dhe enderrat e tyre te uritura per hije do te jene kthimi serish tek nje trup vdekatar roze ku dashnoret shpikin pafundesine.

Nga Pedro Salinas

Perzgjodhi dhe perktheu Enkeleda Suti

Fotografia @guillaumelavrut

#pedrosalinas #enkeledasuti

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty