POEZIPaul EluardEkstazi nga Paul Eluard

Ekstazi nga Paul Eluard

-

Jam përpara kësaj toke femërore

Si një fëmijë përpara zjarrit

Duke buzëqeshur turbullt me lotë në sytë e mi

Përpara kësaj toke ku çdo gjë lëviz në mua

Ku pasqyrat mjegullohen

Ky pasqyrat qartësohen

Duke reflektuar dy trupa nudo

Stinë më stinë

Kam kaq shumë arsye për të humbur veten

Në këtë tokë pa rrugë

Nën qiej pa horizonte

Arsye të mira të cilat i kam injoruar dje

Dhe që nuk do t’i harroj kurrë

Përprara kësaj toke ku natyra është e imja

Përpara zjarrit

Zjarrit të parë

Yll i identifikuar

Mbi tokë në qiell dhe jashtë zemrës sime

Sythi i dytë

Gjethja e parë e gjelbër

Që deti e mbulon me lundrime

Dhe dielli më në fund vjen tek ne

Jam përpara kësaj toke femërore

Si një degë në zjarr

Ekstazi nga Paul Eluard

Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti

Piktura, Gruaja me nje papagall, 1866, Gustave Courbet

#art #poetry #pauleluard #enkeledasuti #painting #gustavecourbet

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty