Qielli një sferë e zezë
Deti një disk i zi
Fari hap
Flatrat e tij diellor mbi bregdet
Që vërtiten pafundësisht natën
Duke kërkuar për mua
KUR ZEMRA VDEKATARE
PO MË KËRKON NË GJOKS?
Shiko shkëmbin e zi
Ku është kryqëzuar ajo
NJË KORB GËRMON PAFUNDËSISHT
POR AJO NUK RRJEDH MË GJAK
Fari natën nga Alfonsina Storni
Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti