Fëmijë zeshkane dhe e shkathët, dielli që formon frutin
Dhe pjek drithërat dhe që përdredh leshterikët
E ka bërë trupin tënd të lumtur dhe sytë e tu me shkëlqim
Dhe që i ka dhënë gojës tënde buzëqeshjen e ujit
Një diell i zi dhe i trishtuar është ngatërruar në degët
E krifës tënde të zezë kur ti zgjat krahët e tu
Ti luan në diell si në një lum baticor
Duke lënë dy pellgje të terrta në sytë e tu
Fëmijë zeshkane dhe e shkathët, asgjë nuk më tërheq tek ti
Çdo gjë më largon nga këtu pasdite
TI JE RINIA DELIRANTE E BLETËS
DEHJA E DALLGËS, FUQIA E NXEHTËSISË
ZEMRA IME E ZYMTË TË KËRKON GJITHMONË
Unë e dua trupin tënd të lumtur, zërin tënd të pasur, të butë
FLUTUR E MUGËT, E ËMBËL DHE E SIGURT
SI FUSHA ME GRURË, SI DIELLI, SI LULËKUQJA DHE SI UJI
Fëmijë zeshkane dhe e shkathët nga Pablo Neruda
Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti