POEZIRumiJa...kështu - Nga Rumi

Ja…kështu – Nga Rumi

-

Ja…kështu

Nëse ndokush të pyet

Se ç’pamje kanë

Të gjitha dëshirat tona seksuale

Ngrije fytyrën dhe thuaj

Ja…kështu

Kur ndokush të përmend hijeshinë e qiellit të natës, ngjitu mbi çati

Vallëzo dhe thuaj

Ja…kështu

Nëse ndokush kërkon të dijë se si është ‘shpirti’,

Apo se çfarë do të thotë ‘aromë Perëndie’,

Përkule kokën drejt atij apo asaj

Afroje fytyrën tënde…

Ja…kështu

Kur ndokush citon ndonjë imazh të vjetër poetik

Se si retë zbulojnë gradualisht hënën

Shkopsite nyje pas nyje mantelin tënd

Ja…kështu

Nëse ndokush pyet se si i ngriti Jezui të vdekurit

Mos u përpiq t’u shpjegosh mrekullinë

Puthmë mbi buzë…

Ja…kështu…kështu, kështu…

Nëse ndoskush të pyet se çfarë do të thotë

‘Të vdesësh nga dashuria,’ tregomë mua

Nëse ndokush të pyet se sa i gjatë jam, vrenjtu

Dhe mate me gishtat e tu hapësirën

Ndërmjet valëve të ballit tënd

Kaq i gjatë…

Ndonjëherë shpirti largohet nga trupi, dhe rikthehet

Kur ndokush nuk e beson këtë,

Eja sërish në shtëpinë time

Ja…kështu

Kur të dashuruarit rënkojnë

Ata janë duke treguar historinë tonë

Ja..kështu

Unë jam një qiell ku banojnë shpirtrat

Shiko në blunë e thellë të errët

Ndërsa flladi të rrëfen një sekret

Ja…kështu

Nëse ndokush të pyet se çfarë ka për të bërë

Ndizja qiriun në dorë

Ja…kështu

Si erdhi aroma e Jozefit te Jakobi?

Huuuuuu

Si u rikthye pshërëtima e Jakobit?

Huuuuuu

Një erë e lehtë pastron sytë

Ja…kështu

Kur të kthehet shtinjaku nga Tabrizi

Ai do të fusë kokën aty te cepi

Për të të surprizuar

Ja…kështu.’

Nga Rumi

Perzgjodhi dhe perktheu Enkeleda Suti

#art #love #beauty #photography #roses #rumi #enkeledasuti #nobuypshiaraki

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty