POEZIMiguel HernandezJam ulur mbi te vdekurit - Miguel Hernandez

Jam ulur mbi te vdekurit – Miguel Hernandez

-

Jam ulur mbi te vdekurit

Miguel Hernandez

Jam ulur mbi te vdekurit

Qe qendrojne te palevizur prej dy muajsh

Kam puthur kepucet e tyre te zbrazeta

Duke kapur cmendurisht doren e zemres

Me shpirtin qe e mban

Le te ngrihet zeri im permbi male

Dhe mbi bubullimat qe gjemojne ne toke

Per kete po lengon fyti im

Tani dhe gjithmone

Eja brenda ngasherimes sime, njerezit e mi

Qe jane rritur me te njejtin qumesht

Peme rrenjet e se cilave me burgosin

Sepse une kam ardhur ketu per te te dashur ty

Dhe jam gati te te mbroje

Me gjakun tim dhe me gojen time

Sikur te ishin dy pushke besnike

Nese kam ardhur nga toka

Dhe nese kam lindur nga nje miter

Pafat dhe i varfer

Kjo per arsyen qe une te isha

Bilbili i fatkeqesive

Jejona e mundimeve

Dhe per te kenduar dhe per t’i perseritur

Atyre qe duhet te me degjojne

Per te gjitha gjerat qe lidhen me dhimbjen

Per te varferit dhe per token

Dje njerezit u zgjuan

Lakuriq pa asgje per te veshur

Te uritur me asgje per te ngrene

Dhe sot ata jane zgjuar

Te terbuar me te drejte, te gjakosur me te drejte

Pushket e shtrenguara ne duart e tyre

Do te kthehen ne luane

Per t’i dhene fund te gjitha bishave

Qe kane qene bisha per nje kohe kaq te gjate

Megjithese ti mund te mos kesh krahe

Njerez me dhjetera pafundesi fuqish

Mos lejoni qe kockat tuaja te lodhen

Ndeshkoji ata qe te godasin perndyrshem

Ndersa ke ende grushte, thonj, beshtyme

Zemer, stomak dhe gjilpera per te luftuar

Gjerat e njeriut dhe dhembe

Guximtare sic eshte era guximtare

Te lehta sic eshte ajri i lehte

Vriti ata qe vrasin

Urreji ata qe urrejne

Paqja e zemres sate

Mitrat e grave te tua

Mos ua kthe kurrizin

Jeto balle per balle dhe vdis

Me gjoksin hedhur plumbave

Te gjere sic eshte muri i gjere

Une kendoj me nje ze te vajtueshem

Te heronjve tuaj, njerezit e mi

Te frikerave tuaja qe jane frikerat e mia

Fatkeqesite tuaja qe jane derdhur

Ne te njejtin metal si ngasherima ime

Dhimbja juaj me te njejtat linja

Dhe i njejti pyll

Mendimet tuaja, balli im

Zemra juaj, gjaku im

Dhimbja juaj, laureshat e mia

Nje korridor qe nuk na con gjekundi

Ketu teksa zemra ime rreh une do te jetoje

Dhe ketu do te vdes kur te vije koha ime

Midis pranverave te njerezve te mi

Me njerezit e mi tani dhe gjithmone

Jeta perbehet nga shume goditje mizore

Vdekja vetem nga nje

Perzgjodhi dhe perktheu Enkeleda Suti

#miguelhernandez #enkeledasuti

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty