Kur kolibri peshperiti himnin e tij - Arseny Tarkovsky

E mesova barin teksa fillova te shkruaja

Dhe bari filloi te
Fishkellente si nje flaut
Mblodha se si mund te bashkohen ngjyra dhe melodia
Dhe kur kolibri peshperiti himnin e tij
Duke kaluar neper bruajtje te gjelbra si nje komet
Une njihja nje lot ne cdo pike vese
E dija qe cdo kend i syrit te madh
Ne cdo ylber krahesh qe zhurmojne vezullueshem
Germon fjala qe po digjet e profetit
Si per mrekulli gjeta sekretin e Adamit
E dashurova detyren time torturuese
Kete pozicionin e nderkikuar te fjaleve
Te shpejtuara nga drita e tyre
Gjeagjeze ndjenjash te turbullta dhe nje qartesi e papritur duke zbritur
Ne te vertete mendova se e verteta u shfaq
Gjuha ime ishte e vertete
Si nje analize spektrale
Dhe fjalet u mblodhen rreth kembeve te mia per te degjuar
Ka me shume, miqte e mi
Ju keni te drejte te thoni
Une degjova nje te katerten e zhurmes
Pashe gjysmen e drites
Por une nuk e perula barin
Apo familjen time
Apo te ofendoja token e paraardhesve
Duke u gezuar
Dhe per sa kohe qe jetova ne toke
Pranova dhuraten e ujrave me te ftohte te pranveres
Dhe te bukes se aromatizuar
Siper meje, qielli i humnerte
U perkul poshte
Dhe yjet u rrezuan
Duke u perplasur drejt kesaj dore
1956, Arseny Tarkovsky
Perzgjodhi dhe perktheu Enkeleda Suti
Video @jvn.photo

Comments

Popular Posts