POEZIPaul EluardKurba e syve të tu nga Paul Eluard

Kurba e syve të tu nga Paul Eluard

-

Kurba e syve të tu përqafon zemrën time

Një unazë ëmbëlsie dhe vallëzimi

Aureolë kohe, qiri nokturn

Dhe nëse nuk e di më se çfarë kam jetuar

Është sepse sytë e tu nuk kanë qenë gjithmonë të mitë

Gjethet e ditës dhe myshku i vesës

Kallamishtet e flladit, buzëqeshje të parfumosura

Krahë që mbulojnë botën e dritës

Anije të ngarkuara me qiell dhe det

Gjahtarë tingulli dhe burim ngjyrash

Parfume të mbyllura në një tufë agimesh

Që shtrihet përgjithmonë në kashtën e yjeve

Duke qenë se dita varet nga pafajësia

E gjithë bota varet nga sytë e tu të dëlirë

Dhe i gjithë gjaku im rrjedh nën vështrimin e tyre.

Kurba e syve të tu nga Paul Eluard

Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti

#art #poetry #pauleluard #enkeledasuti @takiisbranding

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty