Lindja e Venusit, I, nga Arthur Rimbaud

Dielli, vatra e dashurise dhe e jetes

Derdh dashuri te zjarrte mbi token e gezuar
Dhe kur ti shtrihesh ne lugine
Ti mund te ndjesh aromen e tokes se si eshte sensualisht e qashter dhe plot me gjak
Se si gjinjte e saj vigan
Ngrihen siper nga nje shpirt
Eshte, si Zoti, e bere nga dashuria
Dhe, si gruaja, prej mishi
Dhe se ajo permban
Bollek lengjesh dhe drite dielli
Me te gjitha embrionet
Dhe cdo gje rritet
Dhe cdo gje ngrihet
O Aferdite, o Perendeshe
Digjem per ditet e rinise antike
Satirat epshore dhe faunet kafsheror
Zoti qe kafshon
I cmendur me dashuri
Kercitja e degeve
Dhe midis ujit
Zambaket puthin Nimfen me
Floke zane
Digjem per kohet kur ujerat e botes
Uji i lumit
Gjaku ngjyre trendafili i pemeve te gjelbra
Vendosur ne venat e te gjithe universit
Kur toka dridhej
E gjelber, poshte kembeve te dhise
Kur, duke puthur embelsisht flautin e zanes
Buzet e tij formuan
Nen parajse himnin e madh te dashurise
Kur, duke qendruar ne fushe
Ai degjoi thirrjen
Duke e lene natyren qe t’i pergjigjej thirrjes se tij
Kur pemet e heshtura
Duke perkundur zogjte qe kendojne
Toka perkund njerezimin
Dhe te gjithe oqeanin blu
Dhe te gjitha krijesat e gjalla
Te dashura, te dashura nga Zoti
Digjem per kohen e madhe te Kibeles
Per te cilen thuhet se udhetonte dashurisht
Ne menyre gjigande
Me nje karroce te madhe te bronzte
Neper qytete te shkelqyera
Gjinte e saj binjake derdhnin
Neper thellesite vigane
Rrymat e delira te jetes se pafundme
Njerezimi i thithte me gezim thithkat e gjinjve te saj te bekuar
Si nje femije i vogel qe luan tek gjunjet e saj
Sepse ai ishte i forte
Njeriu ishte i bute dhe i delire
Fatkeqesisht! Tani ai thote:
Une i kuptoj gjerat
Dhe ecen me syte e mbyllur dhe me veshet e mbyllur
Dhe serish, nuk ka me zota!
Nuk ka me Zota!
Njeriu eshte Mbret
Njeriu eshte Zot
Por besimi i madh eshte dashuria
Oh! Sikur njeriu ende te thithte lengje nga thithkat e tua
Nene e madhe e zotave dhe e njeriut
Kibele
Sikur vetem ai te mos ta kishte kembyer Astarte-n vdekatare
E cila shume kohe me pare
Duke u ngritur ne vezullimin e tmerrshem te ujerave blu
Mish lule e parfumuar nga dallga
Tregoi kerthizen e saj roze
Nga e cila beri shkume bore
Dhe duke qene nje perendeshe me sy te medhenj te zi pushtues
E beri bilbilin te kendonte
Ne pyje dhe dashurine ne zemrat e njerezve!
Lindja e Venusit, I, nga Arthur Rimbaud
Perzgjodhi dhe perktheu Enkeleda Suti
Imazhi, Lindja e Venusit nga Victor Molev

Comments

Popular Posts