POEZIMark StrandNGA FESTA E GJATË E TRISHTË nga MARK STRAND

NGA FESTA E GJATË E TRISHTË nga MARK STRAND

-

Dikush po thoshte diçka rreth hijeve që mbulojnë fushën

Se si gjërat kalojnë

Se si fle njeriu drejt mëngjesit

Dhe mëngjesi kalon

Dikush po thoshte se si vdes era

Por ajo rikthehet

Se si guckat janë qivurët e erës

Por moti vazhdon

Ishte një natë e gjatë

Dhe dikush tha diçka

Rreth hënës që derdhte të bardhën e saj

Në fushat e ftohta

Se nuk kishte asgjë përpara

Por më shumë nga të njëjtat

Dikush përmendi një qytet ku ajo kishte qenë përpara luftës

Një dhomë me dy qirinj kundrejt një muri

Dikush duke vallëzuar

Dikush duke parë

NE FILLUAM QË TË BESONIM

SE NATA NUK DO TË PËRFUNDONTE

Dikush po thoshte se muzika

Kishe përfunduar dhe askush nuk e kishte vënë re

PASTAJ DIKUSH THA DIÇKA RRETH PLANETEVE

RRETH YJEVE

SE SA TË VEGJËL QË ISHIN

SE SA LARG…

NGA FESTA E GJATË E TRISHTË nga MARK STRAND

Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti

Fotografia @__maena_

#art #poetry #markstrand #photography #enkeledasuti

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty