Mbi zjarr lexoj fjalet e tua
Fjalet shperbehen ne fytyren e perendimit te diellit
Dhe foljeve te parregullta
Kam arritur nje zbehje te lakmueshme per te lexuar letren tende
Ndonjehere deti mbytet brenda meje
Une e urrej rolin e tij
Peshtyj jashte nje dallge
Dhe tashme peshtyj nje dallge tjeter
Jam i paafte per te dalluar levizjet e tyre
Endrrat e mia me sy hapur
Te ngecura ne sistolen (rrahjet e zemres) se detit
Me pengojne qe te dalloje horizontalitetin e brishte te ujrave
Une gjithashtu vuaj cdo te enjte te shenjte
Zili kam gjithashtu dhuntine e kraheve
Kurthet marramendese te kalimtarit mbi litarin e tendosur
Ngriji buzet e tua ne ajer
Bota, i them vetes
Fillon me te tjeret
Ata jane mergimi im
Nga nevoja per nje pershendetje nga Rafael Perez Estrada
Perzgjodhi dhe perktheu Enkeleda Suti
Imazhi, @patricia_colletecollage_020