Poezia “Buzët e tua aromëmbël” - Nga Yiannis Ritsos

Gishtërinjtë e mi rrëshkasin nëpër kaçurrelat e tua, gjatë gjithë natës

Teksa ti je në gjumë dhe unë bëj roje tek koka jote
Qepallat e tua të mirëformuara, sikur të ishin vizatuar me një laps delikat
Duket sikur skicojnë një hark ku vështimi im mund të ndërtojë fole dhe të pushojë
Sytë e tu të shndrritshëm reflektojnë distancat e qiellit
Në agim dhe unë përpiqem të mbaj një lot të vetëm nga mjegullimi i tyre
Buzët e tua aromëmbla, kurdo kur ato flasin, i bëjnë gurët dhe
Pemët e djegura të çërdhojnë dhe bilbilat të rrahin krahët e tyre
Poezia “Buzët e tua aromëmbël”
Nga Yiannis Ritsos
Përzgjodhi dhe përktheu – Enkeleda Suti
Piktura, Sakrifica e trendafilit, Jean-Honore Fragonard

Comments

Popular Posts