POEZIArthur RimbaudNje stine ne ferr, Arthur Rimbaud

Nje stine ne ferr, Arthur Rimbaud

-

Pak kohe me pare, nese me kujtohet mire

Jeta ime ishte nje feste e gjate

Ku te gjitha zemrat ishin te hapura gjere e gjate

Ku vera rridhte lum

Nje nate, e ula te Bukuren ne prehrin tim

Dhe mu duk e idhet

Dhe u tregova i vrazhde me te

U armatosa kunder drejtesise

U largova. O shtriga. O mjerim

O urrejtje

Thesari im te eshte dhene ty

Bera qe cdo gjurme shprese njerezore te zhdukej nga mendja ime

E grushtova cdo gezim si

Nje perbindesh i eger i etur per ta mbytur

Thirra ekzekutuesit qe teksa te vdisja

Te mund te kafshoja kokat e bajonetave te tyre

Thirra murtajen qe te me mbyste me rere dhe me gjak

Fati i keq ishte zoti im

U bera pluhur

E thava vetveten ne ajrin e krimit

Dhe i bera hile cmendurise

Dhe pranvera me solli te qeshuren frikesuese te idiotit

Keshtu, vetem kohet e fundit

E kam gjetur vetveten

Ne buze te klithmes perfundimtare

Agoi permbi mua per te kerkuar serish celsin

E asaj feste antike

Ku une mund ta gjej oreksin tim edhe nje here

Ai celes ishte lemosha

Ky frymezim tregon se po enderroja

Ti do te jesh gjithmone nje hiene…uleret djalli

Kush do te me kurorezonte me lulekuqe kaq te bukura

Ti e meriton vdekjen me te gjitha orekset e tua

Te gjithe egoizmin tend

Dhe te gjitha mekatet e tua kapitale

Ah! Kam kaluar kaq shume

Por, Satan i embel

Te pergjerohem

Per nje sy me pak flakerues

Dhe teksa do te jem duke pritur

Per ate xhestin e vogel te turmave qe do te vije

Duke qene se ty te pelqen mungesa e aftesive pershkruese apo didaktike

Tek nje shkrimtar

Lereme qe t’i shqyej keto faqe te fundit te gazta nga libri im i te mallkuarve

Nje stine ne ferr, Arthur Rimbaud

Perzgjodhi dhe perktheu Enkeleda Suti

#art #poetry #arthurrimbaud #photography #enkeledasuti #husheguang

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty