POEZIPedro SalinasPo, çdo gjë me tepri - Nga Pedro Salinas

Po, çdo gjë me tepri – Nga Pedro Salinas

-

Po, çdo gjë me tepri:

Dritë, jetë, det!

Te gjitha në shumës, në shumës,

Dritë, jetë, dete!

Të ngjitesh, të zbresësh

nga qindra në qindra,

nga qindëra në mijëra,

Në një përsëritje pafundësisht të shijshme

të dashurisë tënde, një bashkësi.

Numrat, stilolapsët dhe makinat

shërbejnë thjesht për të shumëfishuar

përkëdhelje herë përkëdhelje,

Të përqafuar nga një vullkan.

Le t’i lemë numrat të rendin.

Le t’i lemë ato të rrjedhin në një numërim të pafundë,

Dehu duke numëruar

Deri sa të mos e dish se cili do të jetë numri i fundit:

Si të jetosh në pafundësi!

Lejo që një tufë zerosh

Të mësynë gëzimet tona të pakta,

Dhe t’i marrë ato me vete gjatë rrugës,

deri në kulmin e tyre.

Lejo që shifrat të shpërthejnë

e ta çorodisin makinën llogaritëse

të kohës a të puthjeve.

Përtej llogaritjeve, fateve,

çona verbtazi në thellësi më të rrezikshme

Çfarë teprie parafundore! –

Që është në mënyrë të parezistueshme britma e shkëlqyer i së ardhmes:

‘S’keni parë gjë ende.

Shikoni më thellë brenda jush. Ka më shumë.’

Nga Pedro Salinas

Përzgodhi dhe përktheu – Enkeleda Suti

Fotografia nga zemra, mendja, dora e dy njerezve, individeve dhe artisteve shume te talentuar @intoerlin @altsulaj Xhoana Erlin Sulaj Altin Sulaj

#pedrosalinas #enkeledasuti

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty