POEZIMiguel HernandezPoezia ‘Elegji’ - Nga Miguel Hernandez

Poezia ‘Elegji’ – Nga Miguel Hernandez

-

Mik i shpirtit tim, une dua te jem

Kopshtari i perlotur i tokes

Ku ti qendron, dhe qe ti e pasuron, te gjitha shume shpejt

Dhimbja ime pa qellim duke ushqyer shiun

Kermijte dhe organet

Do t’ia jap zemren tende per ushqim

Lulekuqeve te shkretuara

Dhimbje te tilla grumbullohen ne gjoksin tim

Qe une i renkoj me frymemarrje te vajtueshme

Nje shuplake e ashper, nje goditje e akullt

Nje goditje sepate e padukshme, vrasese

Nje vrull brutal te ka prere

Nuk ka hapesire mjaftueshem te madhe per lendimin tim

Vajtoj per fatin tim te keq

Dhe tendin se bashku

Dhe me shume ndjej vdekjen tende sesa jeten time

Une eci mbi shtegun e te vdekurve

Dhe pa ngrohtesi nga askush

Apo ngushellim

Une shkoj nga ndjenjat e mia tek puna ime

Shume shpejt vdekja u ngrit ne fluturim

Shume shpejt u thye agimi

Shume shpejt ti je e rrethuar me toke

Asnje falje per vdekjen nga dashuria

Asnje falje per jeten mosmirenjohese

Asnje falje per token apo asgjene

Nje stuhi ngrihet, ne duart e mia

Prej shkembinjsh, rrufe vetetimash, sepata te mprehta

I etur dhe i uritur per katastrofa

Dua ta brej token me dhembet e mi

Dua ta copetoj token pjese pas pjese

Me kafshime te thata, flakeruese

Dua ta germoj token deri sa te te gjej ty

Dhe te puth kafken tende fisnike

Dhe te te zhvesh dhe te te ktheje

Ti do te kthehesh ne kopshtin tim

Ne pemen time te fiqve

Ne thurimat e larta te luleve

I zogte si shpirti yt

Zgjoi i dyllit dhe veprave te tua engjellore

Ti do te kthehesh tek gelltitjet ne dritaret

E punetoreve te fermave kur ata te jene duke bere dashuri

Ti do te ndricosh hijen e vetulles sime

Dhe bija jote dhe bletet e tua do te ecin tok

Ne te dy krahet, duke u zene per gjakun tend

Zeri im i etur prej dashnori

Therret nga nje fushe bajamesh shkumezuese

Per zemren tende, tashme te rrenuar te purpurt

Te therras tek shpirtrat me krahe

Te lulezimeve te bajamta kremoze

Kemi kaq shume gjera per te folur

Mik, miku i shpirtit tim

Poezia ‘Elegji’

Nga Miguel Hernandez

Perzgjodhi dhe perktheu Enkeleda Suti

#miguelhernandez #enkeledasuti #deviantart

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty