Të tjeraStepa nga Arseny Tarkovsky

Stepa nga Arseny Tarkovsky

-

Toka perpin vetveten

Dhe, duke trokitur koken e saj

Kunder qiellit

Arnon te carat ne kujtesen e saj

Me njeriun dhe me barin

Bari fshihet poshte patkojve

Shpirti eshte nje kutize e fildishte

Vetem fjale poshte henes

Gjergjef ne stepa

Qe fle si kufoma

Gure mbi pirgje varrimi

Caret luajne me rojet

Te dehur budallepsshem nga drita e henes

Fjala vdes e fundit

Kur curgu i ujit ngjitet siper

Nepermjet cipes se forte te nentokes

Qielli do te trazohet

Dhe veshtrimi i qepalles se rodhes

Shala e karkalecit

flakerohet

Zogjte e stepes krehin

Te pergjumur

Krahet e tyre te ylberte

Me pas siper deri tek shpatullat e tij ne qumeshtin blugri

Do te shikojne Adamin te hyje ne stepe nga parajsa

Duke i kthyer te dyve edhe zogut dhe gurit

Dhuntine e te folures inteligjente

Ai rikrijoi teksa ata flinin

Emrat e tyre duke u dridhur

Dhe tani ai frymon delire vetedijeje

Duke dashuruar, si shpirti, ne bar

Stepa nga Arseny Tarkovsky

Perzgjodhi dhe perktheu Enkeleda Suti

Piktura, Ivan Tsarevich duke i dhene ujkut gri, 1889, Viktor Vasnetsov

#viktorvatsnetsov #arsenytarkovsky #enkeledasuti

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty