POEZIBejan MaturUnë di të parthënën nga Bejan Matur

Unë di të parthënën nga Bejan Matur

-

Unë di të pathënën

Tani

Të gjitha shpresat e mia

Janë të investuara tek një mal

Ai strehon mundësinë

Ndoshta, një takim

Shumë shpritra delikat të fëmijërisë

Janë të fshehura në atë mal

Unë nuk e di se ku shtrihet e braktistkur buzëqeshja jote

Apo vështrimi yt i papërfunduar

Trupi yt gjysëm i varrosur tradhëton

Atë që ka bërë

Dëmi ndodhi kur pashë pas

E rroka të vërtetën

Dhurata e fundit e takimit

Shumë vonë

A të kujtohet koha e të korrurave?

Drithëri, teksa binte tek tehu

Duke i treguar botës atë çka jemi

Plepat u drodhën atë ditë

Dhe ajri u ngrit

Me gëzimet e parnverës

Unë nuk e di se për çfarë u tha

Unë di vetëm atë që nuk u tha

Shkova e humbur tek plepat që fëshfërinin

PO LËVIZJA NË GJAKUN TONË TË PATHËNËN

Por është shumë vonë

Kaq vonë

Saqë nuk do të gjej askënd

Edhe nëse ngjitem në mal

ASNJË NATË NDËRMJET NESH

AS ZJARR AS PRITJE

ËSHTË VETËM NJË MAL

Unë di të parthënën nga Bejan Matur

Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti

#art #poetry #bejanmatur #painting #blood #love #enkeledasuti

Artikulli paraprak
Artikulli tjetër

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty