POEZIPedro SalinasVdekje - Nga Pedro Salinas

Vdekje – Nga Pedro Salinas

-

Fillimisht harrova zërin tënd.

Nëse do t’ishe duke folur me mua tani,

Këtu, krahë meje,

Do të pyesja, “Kush është aty?”

Më pas, i panjohur mu bë hapi yt.

Nëse një Vdekjehije – edhe nëse do të ishte një prej mishi

dhe gjaku – të endej nëper erë,

Nuk do të mund të kuptoja që je ti.

Gjethet e tua u zhveshën ngadalë

përballë dimrit: buzëqeshja jote,

sytë e tu, ngjyra e veshjes tënde,

madhësia e këpucëve të tua.

Më shumë gjethe:

Mishi yt, trupi yt u shpërbë

deri sa gjithë ç’ka mbeti prej teje ishte emri yt: shtatë gërma.

Dhe ti vazhdove të jetoje,

të vdisje, duke u përkundur mbi ato

shtatë gërma me trup e me frymë.

Skeleti yt, mbetjet e tua,

zëri yt, e qeshura jote, ato shtatë

gërma.

Dhe më pas trupi yt i lëshoi ato jashtë.

Emri yt rrëshqiti prej meje.

Tani ato shtatë gërma enden pa t’zot,

të panjohura me njëra-tjetrën.

Reklamat shfaqen mbi makina në rrugë; gërmat e tua ndriçojnë natën me ngjyrat e tyre,

ato udhetojnë mbi zarfe duke shqiptuar emra të tjerë.

Ti do të endesh aty, e shpërbërë, pa frymë, e pazëvendësueshme,

në atë emër që dikur ishe ti,

e ngritur në një parajsë te çmendur,

një ndjenjë lavdie abstrakte në alfabet.

Vdekje

Nga Pedro Salinas.

Perzgjodhi dhe perktheu Enkeleda Suti

#pedrosalinas #enkeledasuti

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty