POEZIJimmy Santiago BacaZoti bekon atë që është e thyer -...

Zoti bekon atë që është e thyer – Nga Jimmy Santiago Baca

-

Gjurmët
e dashnorëve në rërë 

Këmbët e zbathura të fëmijës dhjetë vjeçar

Në baltë, duke mbledhur speca për kultivuesit e pasur

Jo ata që kërkojnë rrënjë kulturore apo etnike

Por ata rrënjët e të cilëve

Janë të zbuluara, të prera, të gërmuara dhe të djegura

Dhe në ato rrënjë

E bëjnë strofkullën kafshët për ngrohtësi  

Ajo që është e thyer është e bekuar

Jo dija dhe mençuria kokëzbrazët

E perifrazuar nga tekstet e librave

As imitimi, as medaljet e dalluara

As shiritat dhe as medaljet

Por pasi ka kaluar karroca e privilegjuar

Flladi fryn gjurmët e pluhurit që hedh në erë rrota

Dhe mbi atë pluhur do të jenë sërish gjurmët e njerëzve të
thyer

Zoti bekon atë që është e thyer

Jo burgun e përsosur tullë pas tulle

Por murin e shkërmoqur

Që shpall lirinë e botës

Që proklamon shpritin gjaknxehtë të njeriut

Duke u rebeluar kundër gënjeshtrave, kundër tradhëtisë

Kundër të folurit për atë që nuk është e merituar

Ankesa njerëzore bekohet nga Zoti

Rrugët tona të pista, të shkretuara, të mbushura me sakatë

Ajo që është e thyer pagëzohet

Mosbesuesi i pandershëm

Krahu i të droguarit të qepur me shenja gjilpërash

Është një vijë fije e një batanije

E ngrënë, që nuk e lë njeriun të ngrohet

NE JEMI QË TË GJITHË ZBUKURIME TË THYERA

Duke vezulluar brenda dorashkave të grisura të punës

Brenda shtëpive të sekuestruara, martesave të rrënuara

Nga ku vezullojnë jetët tona në të vërtetat e tyre më të
thella

Gjak nga plaga

Zbukurime të thyera

Kur ne humbën përsosmërinë tonë dhe nderuam sentimentet tona
të papërsosura

Ne ishim të bekuar

Të thyera janë getoto, barrio-t, parkingjet e kamionëve ku
gangot bëjnë duel për vdekje

Megjithatë, nëpërmjet mjerimit një grua e të gjashtëdhjetave
vjen duke ngarë biçikletën e saj të ndryshkur

Ne përqafohemi

Ne varrosemi në zemrat tona

Zbukurime të thyera, të akuzuar, të përndjekur, duke
gjetur ngushëllim dhe strehë

Ne punojmë, ne shqetësohemi, ne dashurojmë

Por gjithmonë me dhembshuri

Duke reflektuar bekimet tona

Në thyeshmërinë tonë

Gjallon jeta, gjallon drita, gjallon

Thelbi i fuqisë sonë

Secili prej nesh një fragment i ngrohtë

Të thyer nga zbukurimi më i madh

Zbukurimi i të paparës

E më pas të ribashkuar si pluhur

Ndaj gjithë asaj që është

 

Zoti bekon atë që është e thyer 

Jimmy Santiago Baca

 

Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti

                                               

                               

               

                                               

 

 

 

 

 

 

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty