ARTArtsperÇFARË ËSHTË RAPORTI I ARTË NË ART? Premtimi i...

ÇFARË ËSHTË RAPORTI I ARTË NË ART? Premtimi i harmonisë! Leonardo da Vinci, mbreti i raportit të artë në art!

-

Premtimi i
harmonisë!

Leonardo da Vinci, mbreti i raportit të artë në art!

Nga REVISTA ARTPSER

Raporti i artë – i quajtur gjithashtu proporcioni hyjnor –
është një formulë e vërtetë magjike e cila ka joshur sytë për shekuj. Për
piktorët, arkitektët, skulptorët apo poetët, raporti i artë në art ushtron një
fuqi magjepsëse. Rregullat e saj janë të shumta dhe shfaqen në disa formula, si
sekuneca Fibonaçi, spiralja dhe drejtkëndëshi i artë. Por si shprehet saktësisht
në art raporti i artë?

Raporti i artë në art: premtimi i harmonisë

Shpesh estetika, proporcionet harmonioze dhe e bukura janë
konfuzuar nëpër historinë e artit. Raporti i artë, gjithashtu i përkufizuar nga
gërma φ (fi), është shembulli më tregues. Kjo formulë matematikore konsiderohet
nga disa si një rregull universal i së bukurës. Me një proporcion të barabartë
me x²=x+1, raporti i artë në art krijon një marrëdhënie të ekuilibruar që syri
i mëndjes e dashuron. Më saktësisht, ai ka ta bëjë me arritjen e një raporti të
saktë ndërmjet pjesëve të ndryshme të një vepre, një imazhi, apo një objekti. Vlera
e këtij numri është 1.61803398874989482045. A ju duket e gjitha kjo paksa e
pakuptueshme? Ekziston një teknikë e thjeshtë për arritjen e drejtkëndëshit të
artë! Vizatoni një vizë dhe shumëzoni madhësinë e anës së saj me 1.618. Kjo do
t’ju japë gjerësinë e duhur (përpjekja e  parë) dhe gjatësinë e lidhur me të (rezultat i
shumëfishimit). Drejtkëndëshi i artë është një figurë gjeometrike e jashtëzakonshme,
dhe mund të riprodhohet në pafundësi. Kështu, çdo vepër artistike mund të
prezantojë një ‘a mise en abyme’ (në historinë e artit perëndimor,
mise en abyme është një teknikë formale e vendosjes së një kopje të një imazhi
brenda vetes, shpesh në një mënyrë që sugjeron një sekuencë të përsëritur
pafundësisht. Në teorinë e filmit dhe teorinë letrare, ajo i referohet teknikës
së futjes së një historie brenda një historie.) të drejtkëndëshit të artë. Ka
edhe një hile tjetër për arrtiejn e raportit të artë. Nëse shtoni dy vizat më të
shkurtra të një vepre, ato duhet të jenë të së njëjtës madhësi si viza e tretë.
Viza e tretë do të tregojë më pas proporcionet e raporit të artë.

Raprti i artë dhe syri njerëzor: një marrëdhënie dashurie
afatgjatë

Ne e kemi të vështirë ta dimë me saktësi se kur është
shfaqur raporti i artë. Disa piramida, dhe në veçanti ato të Keopsit, të cilat
duhet të jenë ndërtuar veçanërisht duke përdorur proporcionin e llogaritur nga
rapori i artë. Megjithatë, ne nuk kemi një konfirmim të shkruar që të datojë
nga kjo periudhë. Ashtu si Panteoni, ku ne gjejmë raportin e artë i cili
shfaqet disa herë. E njëjta gjë vlen për skulpturat klasike greke të antikitetit,
proporcionet e të cilave tregojnë një përsëritje të raportit të artë. Megjithatë,
dihet se raporti i artë është zbuluar zyrtarisht nga Euklidi rreth vitit 300
para Krishtit. Në vitet 1200, Leonardo Fibonacci zbuloi sekuencën Fibonaçi, ndërsa
Kampanusi tregoi irracionalitetin e raportit të artë të Euklidit.

Raporti i artë në art: disa shembuj të famshëm

Leonardo da Vinci, mbreti i raportit të artë në art

Leonardo da Vinci është artisti i cili ishte më shumë i
flaktë në dashurinë e tij për raportin e artë. Shkencëtar, shpikës, skulptor,
muzikant, filozof, dhe piktor, Leonardo da Vinci ishte ai që prezantoi
matematikën në art. Kjo ndodhi duke krijuar Njeriun Vitruvian që materalizon
magjepsjen e tij për raportin e artë në art. Kjo vepër është një odë për
porporcionet e trupit të njeriut, të cilën da Vinci mendonte se ishte i përsosur.
Më vonë, ai pikturoi Mona Lisa-n, një nga pikturat më të famshme në botë. Nuk është
për t’u çuditur, që raporti i artë gjendet në fytyrën e madonës.

Dalí

Në vitin 1955, Dalí
pikturoi “Kungatën e Darkës së Fundit”. Kjo vepër madhështore përmban raportin
e artë në dy mënyra. Proporcionet e pikturës i korrespondojnë direkt raportit të
artë. Ajo paraqet gjithashtu një dodekahedron (një formë tredimensionale e cila
ka dymbëdhjetë plane fytyrash, në veçanti një figurë të rregullt solide me dymbëdhjetë
fytyra pentagolane të barabarta), e cila dominon në mënyrë harmonioze sfondin e
skenës.   

Le Corbusier

Artitekti i famshëm brutalist, Le Corbusier, e bëri
raporin e artë rregullin bazë për ndërtimet e tij. Kjo ishte më e dukshme në
rastin e kompleksit të mirënjohur të strehimit, Cité radieuse, në Marsejë,
Francë. Për më tepër, Le Corbusier e përdori raportin e artë për të zhvilluar Modulor-in,
një raport proporcionesh. Ky sistem u përdor për të ndërtuar më shumë godina
harmonioze dhe për të bërë këtë edhe më shpejt.

Raporti i artë: një ekuilibër natyral?

Që prej fillimit të kohëve, shumë
artistë e kanë përdorur raportin e artë për të krijuar vepra harmonizoe siç
janë vëzhguar në natyrë. Kjo mund të gjendet, për shembull, tek boçet e
pishave, tek pemët e dardhave, apo lakrën romaneske. Dhe a nuk është qëllimi
përfundimtar i artit, të rivlerësojë, apo glorifikojë, bukurinë dhe ekuilibrin
natyror të gjërave?

(Imazhi 1: Leonard de Vinci, Njeriu Vitruvian, 1490)

(Imazhi 2: Spiralja dhe drejtkëndëshi i artë)

(Imazhi 3: Panteoni, ndërmjet viteve 447 dhe 432 para
Krishtit, Athinë) 

(Imazhi 4: Leonard de Vinci, Mona Lisa, ndërmjet viteve
1503 dhe 1507)

(Imazhi 5: Dali, Kungata e Darkës së Fundit, 1955)

(Imazhi 6: Le
Corbusier, the cité radieuse, 1952)

Burimi: https://blog.artsper.com/en/a-closer-look/golden-ratio-in-art/

Përzgjodhi dhe përktheu – Enkeleda Suti

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty