POEZICharles BukowskiDhe pastaj ata do të të urrejnë Dhe urrejta...

Dhe pastaj ata do të të urrejnë Dhe urrejta e tyre do të jetë e përsosur – Nga Charles Bukowski

-

Ka mjaft tradhëti, dhunë të urryer, absurditet mesatar

Qenie njerëzore për të furnizuar çdo ushtri, në çdo ditë të dhënë

Dhe më të mirët për të vrarë, janë ata që predikojnë kundër saj

Dhe më të mirët për të urryer, janë ata që predikojnë dashuri

Dhe më të mirët në luftë, në fund, janë ata që predikojnë paqe

Ata që predikojnë Zotin, kanë nevojë për Zot

Ata që predikojnë paqe nuk kanë paqe

Ata që predikojnë dashuri nuk kanë dashuri

Kujdes nga predikuesit

Kujdes nga të gjithëditurit

Kujdes nga ata që lexojnë gjithë kohës libra

Kujdes nga ata që ose e urrejnë varfërinë

Ose krenohen prej varfërisë

Kujdes nga ata që lëvdojnë shpejt

Sepse ata kanë nevojë për lëvdim në këmbim

Kujdes nga ata që censurojnë shpejt

Ata kanë frikë nga ajo që nuk dinë

Kujdes nga ata që janë në kërkesë të vazhdueshme për turma

Sepse ata vetëm janë asgjë

Kujdes nga burri dhe gruaja mesatare

Kujdes, dashuria e tyre është mesatare

Ata kërkojnë hakmarrje

Por në urrejtjen e tyre ka gjenialitet

Ka mjaftueshëm gjenialitet sa për t’ju vrarë

Për të vrarë këdo

Duke mos dashur vetmi

Duke mos e kuptuar vetminë

Ata do të përpiqen të shkatërrojnë çdo gjë

Që ndryshon nga ata

Duke mos qenë në gjendje të krijojnë art

Ata nuk do ta kuptojnë artin

Ata do ta konsiderojnë dështimin e tyre ashtu si krijuesit

Vetëm si dështim të botës

Duke mos qenë të aftë për të dashur plotësisht

Ata do të besojnë se dashuria juaj është gjysmake

Dhe pastaj ata do të të urrejnë

Dhe urrejta e tyre do të jetë e përsosur

Si një diamant që shkëqen

Si një thikë

Si një tigër

Si një kukutë

Arti i i tyre më i shkëlqyer

Nga Charles Bukowski

Burimi: https://www.youtube.com/watch?v=Jvv8SK66_Eo

Përzgjodhi dhe përktheu – Enkeleda Suti

#charlesbukowski #enkeledasuti

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty