KËMBËNGULJA E KUJTESËS: TË KUPTOJMË KRYEVEPRËN E DALÍ - A jemi ne në mëshirë të kohës?


Nga REVISTA ARTPSER


Piktura “Këmbëngulja e Kujtesës” (1931) është një nga pikturat në vaj më të famshme nga ekstravaganti Salvador Dalí, një figurë kyçe e lëvizjes surrealiste.


Një kryevepër e kohëve të saj

Krijimi i Këmbënguljes së Kujtesës daton që në vitin 1931. Gjatë këtij viti, Spanja vuante nga paqëndrueshmëri të mëdha politike. Në të vërtetë, vendi po kalonte fillimet e hershme të Republikës së Dytë Spanjolle, e cila shumë shpejt u ndërpre nga Lufta Civile në vitin 1936. Ngjarjet çuan në ngritjen në fuqi të Frankos në vitin 1939. Spanja përjetoi një periudhë varfërie të madhe, e ngecur ndërmjet dy regjimeve totalitare: një monarkie dhe një diktature. Përpara kësaj, Lufta e Madhe zbuloi një brutalitet të paprecedentë, e cila u refuzua nga një gjeneratë e re artistësh. Pikërisht nga kjo neveri e thellë lindi shpirti i Dadaizmit. Grupi refuzonte përkufizimet tradicionale të artit dhe të traditave të tij. Kjo ide jetoi edhe tek Surrealizmi, të cilin themeluesi i saj André Breton e përkufizon si “një automatizim i pastër i psiqikës, në mungesë të çdo lloj kontrolli të ushtruar nga arsyeja,” (Manifesti i Surrealizmit, 1924).


Dukshëm, Surrealizmi është thellësisht i frymëzuar nga psikoanaliza. Kjo lëvizje multidisiplinore eksploron tematika të tilla si e pavetëdijshmja, ëndrrat, koha dhe vdekja. Salvador Dalí u bashkua me Surrealistët në vitin 1929 pas takimi me disa nga anëtarët e grupit, falë Miró. Ai u prezantua me një grua me të cilën do të martohej së shpejti, Galan, atëherë nëpërmjet bashkëshortit të saj, Paul Éluard. Në kohën kur ai pikturoi Këmbënguljen e Kujtesës, Dalí po rindërtonte vetveten, njëherësh personalisht dhe artistikisht. Ai po eksploron plotësisht periudhën e tij Surrealiste.


Dalí dhe metoda e tij paranoike-kritike  

Qielli i muzgut të Këmbënguljes së Kujtesës është ajo e plazhit afër Portlligat-it, në veri të Katalonjas, ku u rrit artisti. Ideja për këtë pikturë atij i erdhi teksa Gala dhe disa miq ishin në kinema. Dalí përfudnoi duke qenë vetëm në një kuzhinë çuditërisht të qetë...Në qendër të pjatës së tij, atij i zë syri djathin që po shkrihet. Më pas, artisti e la mendjen e tij të endej dhe t’i drejtohej një teknike artistike të vetë krijimit të tij: metoda paranoiake-kritike.  


Kjo e fundit ndërtohet në dy hapa përsosmërisht të kundërt. E para, Dalí fantazon dhe lejon mendimet e tij më delirante që të vetëmanifestohen. Në çastin që diçka e tillë ka përfunduar, ai është gati për t’i mëshiruar ato. Kjo metodë ka çuar në djathin që transformohet në orë të butë xhepi që shkrihen. Ato mishërojnë magjepsjen e artistit për përkohshmërinë. Dalí pikturon orët e tij mbi peisazhin që ishte realizuar përpara kësaj. Ajo po priste për to; lind Këmbëngulja e Kujtesës.


Cili është kuptimi pas pikturës “Këmbëngulja e Kujtesës” e Salvador Dalí?

Këmbëngulja e Kujtesës e Salvador Dalí e zhyt shikuesin në një univers të ëndërrt dhe përfundimisht të huaj, ku bashkë-ekzistojnë sipërfaqet e forta dhe të buta. Vepra e artit kundërvë Surrealizmin ndaj realitetit dhe vë në pikëpyetje pashmangshmërinë e kohës. Ajo çimenton fiksimin e artistit për simbolizmin e tij. A jeni ne në mëshirë të kohës? Një gjë që Dalí e bën të qartë, është se koha kalon, por ajo na lë pas kujtime; kujtimet qëndrojnë. Ne duhet ta ndajmë pikturën në elementë të ndryshëm, të renditur si më poshtë:

  1. Tre orë të buta simbolizojnë kohën, e cila ëhshtë relative, në lëvizje. Si në ëndrrat tona, e shkuara, e tashmja, dhe e ardhmja bashkë-ekzistojnë dhe funksionojnë në sinergji. Çdo orë është e vendosur në një sipërfaqe të ndryshme, dhe ato përfaqësojnë këto tre përkohshmëri.
  2. Ora portokalli nuk shkrihet. Ajo jehon kalimin e kohës teksa kthehet dhe mbulohet me milingona.
  3. Milingona pushtojnë orën solide duke simbolizuar dekompozimin dhe vdekjen. Piktori e ka bërë këtë lidhje nga fëmijëria kur ai vëzhgoi milingonat gëlonin mbi mbetjet e një lakuriqi nate.
  4. Koha fluturon dhe kalon...ajo përfaqësohet nga ky insekt.
  5. Një objekt i çuditshëm – apo më mirë, personazh – qëndron shtrirë në tokë dhe mund të përfaqësojë piktorin apo botën e brendshme dhe është një natyrë e ëndërrt.
  6. Pasqyra mishëron paqëndruesnërinë teksa reflekton realitetin si edhe imazherinë.
  7. Pema e ullirit, simbolizon mençurinë, është e thatë, e vdekur. Ajo është një shenjë e së shkuarës.
  8. Dali simbolizon zbrazëtinë e tij emocionale nga bregu i zbrazët.
  9. Deti i shkëlqyer simbolizon kujtesën dhe realitetin. Ajo kontrastohet me planin e parë të errët i cili na kujton një  botë imagjinare dhe mbytëse.
  10. Malet janë të rrënjosura në tokë duke qenë se ato janë në kujtesën e piktorit. Ato i përkasin fëmijërisë së piktorit.
  11. Veza është simbol i lindjes dhe, rrjedhimit, rigjallërimit. 

Salvador Dalí… një Surrealist siç duhet?

Këmbëngulja e Kujtesës e Salvador Dalí trajton tematikat kryesore të pikturës Surrealiste: imazheria, ëndrra dhe vetja e brendshme. Në kohën e krijimit të saj, ikonografia e Dalí ka qenë thellësisht e influencuar nga psikoanaliza Freudiane. Në të vërtetë, artisti ishte i magjepsur nga vepra e Freudit dhe takimi i tyre i paharrueshëm ka shënjuar në mënyrë të pashmangshme një pikë kthese në karrierën e tij. Më 19 korrik 1938, në Londër, më në fund u takuan dy burrat intrigues. Më pas, Freud foli për pikturën Surrealiste. Sipas tij, lëvizja nënvizon atë që ai kërkon, që do të thotë të pavetëdijshmen. Surrealistët rrotulohen rreth misterit dhe theksojnë praninë e saj në pjesët e tyre. Sipas themeluesit të psikoanalizës, ajo që është interesante është të gërmojmë më thellë me qëllimin për ta vënë atë në pikëpyetje.  


Ky këndvështrim mbi pikturën surrealiste shkundi nga vendi siguritë e Salvador Dalí, gjeniun reaksionar. Më vonë, në vitin 1939, ai u përjashtua nga lideri i grupit, André Breton.


Pas pikturës “Këmbëngulja e Kujtesës” e Salvador Dalí  

Ndërmjet viteve 1952 dhe 1954, Dalí riiinterpretoi pikturat e tij klasike të pikturuara njëzet vjet më parë. Piktura “Shpërbërja e Këmbënguljes së Kujtesës” është po aq intriguese! Gjithçka ka ndryshuar që nga vitit 1930 dhe artisti e di këtë shumë mirë. Në këtë pjesë, ai eksploron subjektin e progresit teknologjik. Portlligat-i është tani i përmbytur: “Gjithçka është pezull në hapësirë ku asgjë nuk prek asgjë”. Orët e xhepit ndahen në molekula... Dalí heq dorë nga fiksimi i tij për psikoanalizën dhe fillon eksplorimin e fizikës bërthamore dhe fesë. Heisenberg, “babai i ri” i artistit, frymëzon pjesërisht veprën e tij. Tragjeditë e Hiroshimas dhe Nagasakit gjithashtu luajtën një rol në krijimin e këtij varianti të pikturës.


Tani ju dini gjithçka rreth intrerpretimeve të mundshme të kësaj kryevepre të Surrealizmit. Këmbëngulja e Kujtesës, ia ka dalë të lërë gjurmët e saj në historinë e artit dhe vazhdon të magjepsë entuziastët e artit...Madje edhe Gala ka deklaruar “Askush nuk mund ta harrojë atë pasi e ka parë”.


(Imazhi 1: Salvador Dalí, “Këmbëngulja e Kujtesës”, 19310


(Imazhi 2: Fotografi e Madridit më 14 prill 1931)


(Imazhi 3: Portret i artistit me Gala)


(Imazhi 4: Analizë e “Këmbënguljes së Kujtesës”, 1931, Salvador Dalí)

(Imazhi 5: Sigmund Freud nga Salvador Dalí, 1938)

(Imazhi 6: Salvador Dalí, “Shpërbërja i Këmbënguljes së Kujtesës”, 1952-1954)







Burimi:

https://blog.artsper.com/en/a-closer-look/the-persistence-of-memory-understanding-dalis-masterpiece/


Përzgjodhi dhe përktheu – Enkeleda Suti


Comments

Popular Posts