PIKTURËEgon SchieleNdonjehere pasi kemi bere dashuri, Ellen Bass

Ndonjehere pasi kemi bere dashuri, Ellen Bass

-

Kur ne e ndjejme gjakun qe na rreshqet

Neper arterie dhe vena

Duke levizur neper kapilare

Te holle si rrenjet e flokeve

Duke i sjell bekime pjeseve me te largeta te trupit tone

Duke na furnizuar me oksigjen dhe proteina, minerale

Te gjitha kimikatetet per te cilat lengojne dhe qe i perpijne qelizat tona

Dhe ne e kemi perpire njeri-tjetrin

Une shtrihem atje duke pushuar serish

Dhe duke degjuar trigellinen e embel te ores

Dhe nje ze te cjetrret, te zbehur nga fanari

Nje dere makine perplaset matane rruges

Dhe une dua te te them dicka

Por eshte njesoj sikur te dua te tregoj nje enderr

Ku fjalet dalin te sheshta si nje shami dore

Poshte hekurit dhe degjuesi

Buzeqesh me kenaqesi si nje person qe nuk e flet gjuhen dhe qe tund koken ndaj cdo gjeje

Duhet te mjaftoje qe ne i kemi jetuar keto ore

Duke frymuar frymen e njeri-tjetrit

Duke kapur eren ne lundrimin e trupave tane

Duhet te mjaftoje

Dhe megjithate une kam nevoje te flas

Lidhur me filamentet e ADN-se sime

Si perla te zeza

Qe nga kohet e hershme kur paraardhesit tane

Do kene qendruar te palevizur

Te magjepsur

Te mberthyer nga fjala e pare

Ndonjehere pasi kemi bere dashuri, Ellen Bass

Perzgjodhi dhe perktheu Enkeleda Suti

Piktura, Grua e gjunjezuar, gjysem e zhveshur, 1917, Egon Schiele

#ellenbass #art #poetry #painting #egonschiele #enkeledasuti

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty