ARTArtsperPARA-RAFAELIANËT NË NATYRË: Pranvera është afër! & Natyra...

PARA-RAFAELIANËT NË NATYRË: Pranvera është afër! & Natyra si një dhuratë nga Zoti!

-

Nga REVISTA ARTPSER

 

Pranvera është afër! Para-Rafaelianët, një kundër-lëvizje
artistike e lindur në Angli në shekullin e 19-të dhe e famshme për përfaqësimet
e tyre të bukura të natyrës. Po a e njihni me të vërtetë këtë lëvizje artistike
kryesuese në historinë e artit?  

 

Kush ishin Para-Rafaelianët?

Lëvizja artistike e shekullit të 19-të,
Para-Rafaelianët, e ka marrë emrin e saj nga Vëllazëria e Para-Rafaelianëve, një
shoqëri sekrete e formuar në kundërshti me influencën e gjithëpërhapur të
Mjeshtrit të Rilindjes, Rafaeli. Në fakt, periudha nuk është vetëm një lëvizje
artistike, por më shumë, një kundër-lëvizje. Pas kundër-lëvizjes ishte një grup
artistësh rebelë që synonte krijimin e një stili të ri në artin akademik
britanik. Historia pas emrit të shoqërisë ka qenë një burim shumë i diskutueshëm,
por paravësisht origjinës së saktë, Para-Rafaelianët kanë ekzistuar dhe e kanë
lënë impaktin e tyre në peisazhin artistik të shekullit të 19-të.  

 

Para-Rafaelianët nuk e pëlqenin dominimin
e veprave të artit të rrënjosura në Rilindjen tradicionale Italiane, veçanërisht
stilin e Rafaelit. Ky zhanër arti thekson detaje të sakta, saktësi gjeometrike,
ngjyra të ndezura, dhe një gamë subjektesh: fenë, fisnikërinë, dhe natyrën.
Shumë artistë që krijuan në një kuadër më klasik kërkuan trajnimin dhe vlerësimin
e Akademisë Mbretërore të Artit, një institucion që vendoste standardet
artistike të asaj kohe.

 

Një burim më pak tradicional frymëzimi

Para-Rafaelianët e gjetën frymëzimin në periudhat e
hershme të artit, duke theksuar aspektet e para në veprat nga arti i mesjetës së
vonë dhe epoka e Rilindjes së hershme, përpara Rafaelit. Prandaj ky emër,
Para-Rafaelianët. Ata ishin më së shumti të tërhqeur nga cilësitë artisitike në
artin flamand. Këto elemente nuk ishin në stilin apo nuk favorizoheshin nga
shumë artistë në atë kohë. Duke qenë se Akadmeia Mbretërore deklaroi pikturën
klasike italiane si idealin, artistët ndoqën këtë model. Gjatë mesit të
shekullit të 19-të, vendi ishte konsumuar nga trazirat politike për reformë sociale
të njohur si Hartizëm. Para-Rafaelianët luftuan që të lëviznin përtej qëndrimit
në vend dhe tensionit të pazgjidhur politik, për të konceptuar një rinovim të
ndryshëm artistik.

 

Para-Rafaelianët u frymëzuan nga John
Ruskin, i cili inkurajonte mendimtarët krijues që të shkonin në natyrë. Në
fillim, subjektet e Para-Rafaelianëve ishin kryesisht të investuar në
ikonografinë fetare, por me kalimin e kohës, ata kërkuan frymëzim nga letërsia
dhe poezia, duke iu referuar teksteve lidhur me dashurinë dhe vdekjen. Përveç kësaj,
ata ishin të interesuar në çështjet sociale. Anëtarët më të shquar të shoqërisë
ishin Dante Gabriel Rossetti, William Holman Hunt, dhe John Everett
Millais. 

 

Fillesa sfiduese…

Si gjenerata e artistëve përpara tyre,
veprat e artit nga Para-Rafaelianët në fillim u pritën me kriticizëm. Duke qenë
se lëvizja është e rrënjohur në artin flamand, stili i tij karakterizohet nga
figura mikluese, një mungesë hijesh, dhe një kompozim i mprehtë. Për shkak të kësaj,
shumë bashkëkohës në kohës e konsideruan stiin e tyre të krijimit arkaik.
Megjithëse, të pavlerësuar nga shumë, veprat e tyre kapën interesin e çdo
personi që i frymëzonte ato. John Ruskin admironte Para-Rafaelianët dhe
kontributin e tyre në peisazhin e pikturën angleze. Ai ishte më shumë i goditur
nga përkushtimi i tyre në krijimin e veprave në ajër të hapur, angazhimin e
tyre ndaj detajeve të vogla, dhe aftësinë e tyre për të kapur jetën botanike.

 

Një vepër ideale arti

Ofelia e John Everett Millais është një pikëturë tipike
Para-Rafaeliane dhe Viktoriane. Artistët viktorian ishin të interesuar në
pikturimin e personazheve shekspiriane, më specifikisht, Ofelinë e Hamletit.
Megjithëse, ka shumë përfaqësime të personazhit, përshtatja e Millais, është më
e famshmja nga të gjitha. Piktura kap çastin menjëherë pas vrasjes së babit të
Ofelisë. Ofelia, e cila është e shkatërruar nga lajmet, hidhet në lum. Ajo
refuzon të luftojë rrymën që në mënyrë të pashmangshme do ta përthithë trupin e
saj duke u mbytur. Shekspiri e përshkruan mjedisn e fundit tragjik të Ofelisë në
një vend që është i mbuluar me lule afër një peme shelgu. Millais i referohet këtij
përshkrimi dhe e shtrin atë në një mjedis botanik.  

 

Ofelia shtrihet në ujë e stolisur me një
fustan të ndërlikuar gri. Fustani pluskon në sipërfaqe të ujit, duke u bërë njësh
me barërat e këqij të ujit që e rrethojnë atë. Millais i qëndron besnik estetikës
së Para-Rafaelianëve, dhe ka pikturuar një terren të ndezur, të vezulluar, duke
reflektuar mënyrën tradicionale të pikturës që është krijimi i një terreni të
errët.      

 

Një impak i jashtëzakonshëm

Millais i ka qëndruar besnik Ruskin, i cili i këshillonte
artistët të dilnin në natyrë dhe të kapnin bukurinë e asaj çfarë gjendej përpara
tyre. Artistë të tjerë të kohës e kanë paraqitur natyrën, por besonin se
bukuria e natyrës mund të idalizohej edhe më shumë. Para-Rafaelianët, dhe
Ruskin, nuk ishin dakord me idenë se natyra kishte nevojë për ndryshim. Për ta,
natyra ishte një dhuratë nga Zoti. Tek Ofelia, Millais shkoi tek natyra dhe u përpoq
të ishte po aq i vërtetë sa ajo që ishte përpara tyre, sa më shumë që të ishte
e mundur për të. Kur shumë njerëz mendojnë për pikturimin në ajër të hapur, do
t’ju vijnë menjëherë në mendje impresionistët e fundit të shekullit të 19-të. Megjithatë,
ata nuk ishin të parët që e bënë këtë gjë. Para-Rafaelianët u angazuan ndaj këtij
nocioni në mes të shekullittë 19-të, dekarda më parë.

 

Në vitet 1850, Vëllazëria e
Para-Rafaelianëve u shpërbë. Megjithatë, shumë anëtarë mbetën miq dhe vazhduan
të krijonin art në një zhanër të ngjashëm. Vite më pas, Para-Rafaelianët u bënë
më dekorativ, apo më mirë të themi, më të interesuar në artet dekorative. Për
shembull, në vitin 1861 artistët Rossetti dhe Burne-Jones filluan punën për firmë
dizanji të quajtur Morris, Marshall, Faulkner & Co. Ata prodhuan bizhuteri,
xhama të pikturuar, mobilieri, murale dhe tekstile. Të gjithë këto artikuj përfshinin
ikonografi botanike.

 

Një trashëgimi natyrore

Megjithëse, shoqëria kishte ekzistuar vetëm për një
periudhë të shkurtër kohore, impakti i saj ishte i thellë. Për një audiencë
bashkëkohore, Para-Rafaelianët shfaqen si të njohur. Megjithatë, gjatë viteve
1840 dhe 1850, Vëllazëria e Para-Rafaelianëve ia doli të arrinte diçka
revolucionare dhe shumë radikale. Ata ishin një nga shoqëritë e para apo lëvizjet
e para artistike që shkuan në atyrë dhe bënë krijimet e tyre. Përtej kësaj, ata
vlerësuan bukurinë natyrore të natyrës dhe kërkuan që të ishin po aq të vërtetë
sa të ishte e mundur në pikturimin e saj, duke refuzuar idealizimin e saj. Duke
vepruar kështu, Para-Rafaelianët ndihmuan në shtrimin e rrugës për lëvizje dhe
grupe të mëvonshme artistike. Karakteristikat parësore të veprave të tyre të
tilla si vëmendja e madhe ndaj detajit, ngjyrat e ndezura dhe paraqitja e bukur
e subjekteve të letërsisë, dalluan vepart e tyre nga piktorë të tjerë viktorian
të asaj kohe.   

 

(Imazhi 1: William
Holman Hunt, Bariu Mëditës, 1851)

 

(Imazhi 2: Dante Gabriel Rossetti, Zonja Lilith, 1867)

(Imahzi 3: John Everett Millais, Ofelia, 1851–52)

(Imazhi 4: John William
Waterhouse, Boreas, 1903)  

 

Burimi:
https://blog.artsper.com/en/a-closer-look/the-pre-raphaelites-in-nature/

 

Përzgjodhi
dhe përktheu – Enkeleda Suti

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty