Parajanov ne kohen kur realizoi filmin “Ngjyra e shegeve” ishte ne gjendje te komunikonte gjithcka deshironte me vete estetiken e tij duke refuzuar dramen narrative dhe duke preferuar poezine e paimponuar.

Parajanov ne kohen kur realizoi filmin “Ngjyra e shegeve” ishte ne gjendje te komunikonte gjithcka deshironte me vete estetiken e tij duke refuzuar dramen narrative dhe duke preferuar poezine e paimponuar. Ai nuk donte te bente filma biografik. Shkolla poetike varej nga simbolet, mitologjia, duke u identifikuar ngushtesisht me kulturen e nje vendi. Ai vizatoi cdo kuader. Ai beri shumicen e kostumeve dhe objekteve. Ai zgjodhi fytyrat nga jeta e perditshme, personazhe nga jeta dhe i shmangu aktoret e teatrit. Ai ka thene: nese i duhej nje tiger dhe s’mund ta kishte nje te tille, atehere ai do ta bente ate nga qilimat per te trembur heroin. Kredo e tij ishte shpikja, ambiguiteti, duke lene objektet te flisnin per vetveten dhe historine e tyre, sikur te ishin personazhe. Sic shfaqen dhe zhduken motivet. Duke ndryshuar kuptimin, si sheget e shendetshme qe fillojne te kullojne gjak. Nje peshk mes dy shkopash te kuq qe fillon te kerceje, a do te ngordhe? Vera qe derdhet kthehet ne gjak, nje guacke mbulon nje gji, librat lahen nga shiu…Ai ka thene se filmi eshte nje kuti xhevahiresh perse. Bukuria e saj te mbush syte.

Fragmente nga Asia House, Unravelling Sergei Parajanov’s Masterpiece: The Color of Pomegranates (Zberthimi i Kryevepres se Sergei Parajanov: Ngjyra e shegeve), bisede me Nauritza Matossian, 2019

Comments

Popular Posts