Poezia “Askush nuk beson” - Nga Erica Jong

Askush nuk beson tek dashuria

Madje as unë
Dashuria është ajo gjëja
Që ti pret
Të përfundojë
Dashuria është ajo gjëja
Që nuk do të
Nuk mund të funksionojë
Dashuria është ajo gjëja
Për të cilën të paralajmërojnë
Prindërit e llahtarshëm
Miqtë
Dhe martesat e tyre të vdekura
Shpresat e tyre të shkrumbura
Asgjë nuk e shkrumbon shpresën
Sesa dëshira për ta
Bërë zemrën si një shkëmb
Ajo dëshirë është e fortë
Zemra-shkëmb qëndron
Atëherë kur këngët e zemrës thërrmohen
Faqet e tyre të zverdhura të muzikës
Të mbajtura në një sirtar
Përqafimet dhe tërheqjet e tyre të ëmbla
Të harruara
Si ajri i dukshëm
I një pranvere
Të një New England të vjetër
Pranvera vjen sërish
Dhe sërish
Dhe zemra-shkëmb
Ndjen ngritjen lëngjërore
Duke menduar për seksin e vet
Duke menduar vetëm për gjendrat
Duke shkaktuar këtë gurgule
Tek organet e brendshme
Kjo pranverë e fshehur
Ky lum sekret
Që është shpresë
Lërini që të mbeten tek seksi
Lërini të thonë
Ne adhurojmë Dionisin
Bakusin, Pan-in
Por jo perënditë e duhura
Lërini që të kenë
Perënditë e duhura
Jehovain
Me zemrën e tij si një shkëmb
Krishtin me gjakun e tij
Dhe gjembat e tij
Pasuritë djallëzore me çertifikatat e aksioneve të tyre
Çmimet e tyre, çmimet e tyre
Tregjet e tyre të demave
Dhe mitingjet e vona
NE PO GAROJMË VETËM
NE E PËSHTYJMË DASHURINË TONË
NË ERË
ASKUSH NUK DURON DOT
TË SHOHË DASHURINË TONË
PËRVEÇ MUZIKËS
E CILA BUZËQESH
DHE DËRGON
KËTO
POEMA
Poezia “Askush nuk beson”
Nga Erica Jong
Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti

Comments

Popular Posts