POEZIErica JongPoezia “Autoportret në qëndrim shpatulle” - Nga Erica Jong

Poezia “Autoportret në qëndrim shpatulle” – Nga Erica Jong

-

Trastë e vjetër kockash

Me kokë poshtë

Për çfarë po kërkon

Në poezi

Në meditim?

Nënën që nuk e pate kurrë?

Fëmijët

Që nuk i ngjize dot?

Vdekjen?

Lëhtësim për frikën e vdekjes?

Zbulesën?

Duke gërmuar në shtëpinë e reve

Ku imagjinoje

Se jetoje dikur?

‘TË LINDUR VETËM

NE NISEMI VETËM.’

Dikush e tha këtë

Gjatë meditimit

Dhe unë thuajse qava

OH ZONJËZA MELANKOLI

Ps fytyrës prej kllouni

Pas thumbave të tua

Sa i rrëmbyer që është

Vërshimi i ideve në trutë e tu!

Por edhe me kokë poshtë

Ti je e trishtuar

Edhe me kokë poshtë

Ti mendon për vdekjen tënde

Edhe me kokë poshtë

Ti mallkon zbrazëtinë

Duke medituar

Mbi zambakun e palëvizshëm të ujit

Mendja jote fluturon

Si një flutur

Dhe bubërron në lulëkuqe të kuqe gjak

Dhe shqopa vjollcë

Duke sfiduar gravitetin

Duke sfiduar vdekjen

Çfarë të bën të mendosh

Se gjeagjëza e trupit

Zgjidhet më mirë

Me kokë poshtë?

Gjaku vërshon në kokën tënde

Si imazhe që vijnë shumë shpejt

Për t’u shkruar

Pas një jete mes rrokjeve të dyfishta

Të gravitetit dhe kohës

Pas një lindjeje me kokë

Nga të brendshmet e nënës tënde

Dhe në tokë

Ti bën prova për lindjen tjetër

Ti e bën trupin tënd të lehtë

Që kur të vijë koha

Me këmbët në fillim

Ti do të lindësh

Në qiell

Poezia “Autoportret në qëndrim shpatulle”

Nga Erica Jong

Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti

#ericajong #enkeledasuti

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty