POEZIErica JongPoezia “Bukë e ngrohtë” - Nga Erica Jong

Poezia “Bukë e ngrohtë” – Nga Erica Jong

-

Duke u ngritur në mëngjes

Si bukë e ngrohtë

Nga një shtrat

Në Amerikë

Aroma

E furrës sime

Të arrin ty

Në Itali

Duke u tundur në varkën tënde

Afër Ponte Longo-s

Duke çarë nëpër vezullimin

E dritëhënës së djeshme

Në kanalin tënd

Të goditur nga dielli

Furrtari im i shijshëm

Je ti

Që e ke bërë

Këtë bukë të nxehtë

Të ngrihet

Je ti

Që e ke ndarë fetën

Dhe e ke lyer me gjalp

Iu luta hënës

Që vijëzonte lagunën e qetë

Me ushqimin e saj shpirtëror bluqielli

U luta për ty

Që të lundroje në jetën time

Duke ndarë ujërat

Duke i bërë ato të plota

Dhe ja tek erdhe

Gjysëm Kapiten, gjysëm Furrëtar

Aroma e ngrohtë e bukës

Kapërcen oqeanët

që ne ndajmë

Poezia “Bukë e ngrohtë”

Nga Erica Jong

Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti

#ericajong #kyledreier #enkeledasuti

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty