POEZIErica JongPoezia “Duke lundruar në shtëpi” - Nga Erica Jong

Poezia “Duke lundruar në shtëpi” – Nga Erica Jong

-

Në shtëpinë dru i kuq që lundron

Në oqean

Fle me ty

Ëndrrat tona përzihen

Frymët tona që vijnë e shkojnë

Si shkulme ere

Duke lozur me valët

Krahët tanë preken

Këmbët dhe flokët tanë

Zgjaten si dredhëza

Për t’u gërshetuar

Herën e parë

Që fjeta në krahët e tu

E dija se kisha mbërritur në shtëpi

Trupi yt ishte një anije

Dhe unë u lëkunda në të

Krejtësisht të sigurt në valë

Krejtësisht të sigurtë në këtë dashuri

Futem në krahët e tu

Si anija në ujë

Si rrënjët e kaktusit në rërë

Si dielli që bën fole në horizontin flakërues

Shtëpia lundron gjithë natën

Ëndrrat tona janë flamuj

Anijesh të vogla

Penisi yt një nga direkët

E varkave me velat më të flladta

Dhe gjinjtë e mi që pluskojnë

Gjysëm brenda dhe gjysëm jashtë

Ujit

Janë si mesazhe në shishe

Kjo poemë nuk ka asnjë kuptim

Çfarë deti e humbet

Kthehet gjithmonë sërish

Është vetëm një çështje brigjesh

Poezia “Duke lundruar në shtëpi”

Nga Erica Jong

Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti

Foto via @sourceofelegance

#ericajong #enkeledasuti

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty