POEZIEllen BassPoezia “Flutur e vdekur” - Nga Ellen Bass

Poezia “Flutur e vdekur” – Nga Ellen Bass

-

Për muaj të tërë ime bije mbante

Një monarke të vdekur në një kavanoz

Duke shkuar dhe duke u kthyer nga shkolla në çantën e saj të shpinës

Tek shtëpia e mikes së saj të vetme

Në tryezën e darkës

Ajo ulej si një e ftuar së bashku me roston e majme

Ajo e merrte me vete në shtrat, mbështetur tek jastëku i saj

A mos ishte viti kur lindi vëllai i saj?

A mos ishte ajo foshnja e saj shumë e brishtë

Që jetoi, shkurtimisht, në botën e saj të xhamtë?

Apo viti kur ajo refuzoi të shkonte tek shtëpia e të atit?

A mos ishte fryma e saj prej vajze që ajo u bë atje?

Ky fëmijë kumbulle me çorapet e rëna poshtë

Ndonjëherë doja ta tërhiqja mbrapasht brenda meje

Që të ishte sërish e sigurt. Cili ishte angazhimi i saj

sypatrembur? Nuk e kuptova kurrë

Ne thjesht jetuam me atë gjënë krahëvdekur

Si pjesë të sajën, si pjesë tonën

E papeshë në kavanozin e saj të rëndë

Poezia “Flutur e vdekur”

Nga Ellen Bass

Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti

Fotografia @lacorniceantica.fabriziocanto2

#ericajong #enkeledasuti

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty