POEZIErica JongPoezia “Gjak dhe mjaltë” - Nga Erica Jong

Poezia “Gjak dhe mjaltë” – Nga Erica Jong

-

Unë e fillova duke dashur gratë

Dhe dashuria u kthye në
Hidhërim
Nëna ime, e hidhëta
Mësimet e hidhura të së cilës
Nuk i besojnë askujt
Veçanërisht meshkujve
Bënë që të isha naive
Për shumë vite
Në rebelim të thjeshtë
Kundër hidhtësisë
NËSE AJO DO TË ISHTE MEDUZA
UNË DO TË ISHA CANDIDE
Dhe do të rridhja gjak në çdo luftë seksuale
Dhe do të ujisja kopshtin tim me gjakun tim menstrual
Dhe do të rrisja frutat më të lëngshëm
(Si gruaja
Që ujiste trëndafilat e saj me gjak
Dhe që fitoi të gjitha trofetë
Megjithëse, askush nuk e dinte përse)
NËSE AJO DO TË ISHTE ZONJA MAKBETH
UNË DO TË ISHA DON KISHOTI
Dhe nuk do të kaloja kurrë krahë
Një mulliri ere pa një luftë
Dhe nuk do të zgjidhja kurrë
Maturinë
Përmbi trimërinë
Shpesh trimëria ime ishte budallaqe
Isha e nixtuar
(Edhe pse të tjerët më quanin të guximshme)
POEMAT E MIA ISHIN FLAMUJ TË KUQ
PËR TË JOSHUT DEMAT
Pikadorët nuhasnin gjak
Dhe shponin tregimet e mia
E kisha filluar vetëm
Duke dashurur gratë
Dhe përfundova duke urreyer mashtrimin e tyre
Duke urryer urrejtjen
Ato i ushqyen bijat e tyre
Duke urryer gjysëm-urrejtjen
Ato e ushqyen vetveten
Duke urryer kënaqësinë
Ato ushqyen burrat e tyre
Duke deklaruar si dobësinë e tyre
Fuqinë e tyre sekrete
Kush mund të jetë më mizore
Se një grua
E cila është mizore
Nga pafuqia e saj?
Dhe kush mund të jetë më e keqe
Sesa një grua
E cila dëshiron të vetmen dhomë me një pamje?
Edhe në shah
Ajo klith:
“Hiqini duart!”
Dhe mbreti i gjorë
Hedh një hap përpara
Një pas
Por unë e fillova
Duke dashurur gratë
Duke dashur vetveten
Pavarësisht mësimeve të sime mëje
Duke dashur me dhjetë gishtërinj duarsh
Dhjetë gishtërinj këmbësh, kërthizën e shpuar
Buzët e mia që janë shumë të trasha
Dhe sytë e mi ngjyrëbojë
Sepse unë besoja tek to
Gjeta burra të butë
Sepse doja vetveten
Më donin
Sepse kisha besim
Njëbrirëshi lëpinte krahun tim
Lepuri bënte fole në fundet e mia
Rojtari flinte
Shtriqur në fund
Të shtratit tim
Gra të hidhëta
Ka qumësht nën poemat e mia
Ajo që mbollët në gjak
Do të milet si mjaltë

Poezia “Gjak dhe mjaltë”
Nga Erica Jong

Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty