POEZIErica JongPoezia “Kur të jem një zonjë e plakur” -...

Poezia “Kur të jem një zonjë e plakur” – Nga Erica Jong

-

Kur të jem një zonjë e plakur

Djemtë e rinj

Do të vijnë tek unë

Dhe do të ulen duke u dridhur

Tek këmbët e mia që dridhen

Dhe do të thonë:

Duhet të kesh qenë

E bukur

Kur ke qenë e re

Duhet të kesh qenë

Një dashnore e mrekullueshme

Dhe ndoshta

ATA ENDE DO TË NDJEJNË

ATË RRYMË

QË TI THUA

SE KALON NGA UNË

TEK TI

DHE QË TI MA KTHEN

DYFISH

Në pasditet tona të çmendura

Çmenduria

Do të jetë ende aty

Rryma e seksit

E poezisë, e heroizmit

Që është vetëm

Një emër tjetër

PËR ZOTIN

QË KALON NËPËR NE

PERËNDI, PERËNDESHË

ÇFARËDOLLOJ GJËJE

QË NE E QUAJMË ATË

ZONJA E LASHTË

E CILA ULET MBI BOTË

DUKE VËRTITUR

FATET TONA

Ajo lakoi jetën tënde

Rreth simes

Ajo mori pëlhurën

E nevojës tënde

Dhe më dha mua

Fijet e shkëlqyera

Për të të thurur

Në jetën time

Circe e vjetër

Duke luajtur muzikë në tezgjahun e saj

Dhe duke thurur burra

Në sixhaden e saj vezulluese

Thurur në veshjet e saj

Ende

Ata ndjehen

Të lirë

Të magjepesur nga poemat e saj

Ende

Ata ndjehen të fortë

Të dehur në verën e saj pramnian-e

Ende

Ata ndjehen të qartë

Sikur të ishin duke marshuar

Nëpër jetë

Vetëm

Por është ajo

Që i drejton ata

Duke i drejtuar ata

Tani nga orët e tyre

Tani nga zemrat e tyre

Tani nga lakmia e tyre

POR ÇFARË NDJEN AJO

VETËM

NË FRONIN E SAJ PREJ RESH?

Ajo ndjehet vetëm

Vetëm duke ditur

Gjithçka di

Edhe vetëm e dashuruar nga

Kaq shumë

Bisha

Të fjetura

Poezia “Kur të jem një zonjë e plakur”

Nga Erica Jong

Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti

#ericajong #enkeledasuti #isabellehuppert

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty