POEZIErica JongPoezia “Ndarja kontinentale” - Nga Erica Jong

Poezia “Ndarja kontinentale” – Nga Erica Jong

-

E prangosur nga koha

Udhëtoj nëpër këtë

Amerikë të bukur, vigane

Kodra, shkretëtira

Me maja resh të kapura

Sipër tyre

NDARJA KONTINENTALE

KU NJË PIKË SHI

DUHET TË VENDOSË

Nëse do të rrokulliset në lindje Apo në perëndim

Si pjesa tjetër prej nesh

Unë i flas një grupi

kalifornianësh të zjarrtë, në moshë

Rreth guximit për të përqafuar

Gjysmën e dytë të jetës

Pasionet e të vjetërve

Janë më të thella

Sesa çdo pus

Që mund të shpojnë të rinjtë

Ndërkohë, ti po vdes

Në Spitalin e Nju Jorkut

Fytyra jote e bukur duke kulluar

Gjak

Krahët e tu shumë të rëndë

Për të kapur ditën

Sytë e tu vezullues

Të zvogëluar nga dhimbja

Dhe ilaçet për t’i përgjumur ato

Ti ke bojkotuar ushqimin

E megjithatë, gjithçka ti mund të bësh është t’i kërkosh falje

Fëmijëve të tu të uritur

Për shqetësimin që u shkakton

Duke vdekur

‘Mos u shqetëso, jam mirë’

Thua ti, nënë e përjetshme

Solitare siç do të jesh gjithmonë

Dashuria jonë nuk mund të të shpëtojë dot

Nga kjo vetmi e fundit

Ky udhëtim i fundit detar

Ku askush

Nuk vishet për darkë

Ndërkohë

Unë po dëgjoj një doktor

Që deklaron se ne që të gjithë mund të jetojmë

100 vjet

120 vjet

Sikur vetëm të zgjeronim

Arteriet tona me ushtrime

Gjenitalet tona me seks

Trutë tanë me puzzle fjalëkryqesh

Poemash dhe proverbash…

Pakrahë, ne mund të fluturojmë

Përmbi vdekjen

Sikur vetëm trupi

“I ngathëti”

Të miratonte

Supozoj se rënia e shiut ka vendosur

Të rrokulliset nga perëndimi bashkë me uljen e diellit

Duke të marr edhe ty me vete

Doktori kalifornian po citon

Tani Victor Hygonë:

SYTË E TË RINJVE TREGOJNË FLAKË

SYTË E TË VJETËRVE DRITË

MË SHUMË DRITË, DOKTOR!

SI MUND T’I PRANOJMË NE

NOFULLAT E DHËMBËZUARA TË KOHËS

TEKSA ATO PO NA HANË?

Si mund t’i pranojmë ne

Sytë që po shuhen?

DOKTOR

A ËSHTË VDEKJA LAJTHITJA

APO JETA?

DHE SA I TAKON DASHURISË…

PËRSE NUK MJAFTON KURRË

PËR TË NA SHPËTUAR?

Poezia “Ndarja kontinentale”

Nga Erica Jong

Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti

#ericajong #enkeledasuti

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty