POEZIErica JongPoezia “Ne mësuam” - Nga Erica Jong

Poezia “Ne mësuam” – Nga Erica Jong

-

Dekori i zjarrit…

— Pablo Neruda

Ne mësuam dekorin e zjarrit

Simetrinë kurioze të flakëve

Nxehtësinë blu në qendër të kofshëve

Regëtimën e kuqe të ijeve

Dhe yndyrën e artë të gjinjve

Të ndriçuara nga brenda

Nga feneri në brinjë

Ti më shkëput nga vetja

Si një degë që mezi pret ta sharrojnë

Nga një pemë me fruta

Pjeshkë dhe dardha

Të kryqëzuara me njëra-tjetrën

Fiq dhe banane shërbyer në një pjatë

Gjethja dhe kërmilli i shkëlqyer

Struktur në të

Ne mësuam se ndarja

Mund të ishte një bashkim

Se regëtima e zjarrit

Mund të jetë një ndezje

Se dekori i vjetër i dashurisë

Që të vdesësh në poemë

Duke e lënë të dashurën vetëm me penën e saj

ISHTE E GJITHA NJË GËNJESHTËR E LASHTË

Kështu që ne e pëzumë syrin e keq:

Duhet të jesh i palumtur për të krijuar

Duhet ta lesh dashurinë të vdesë përpara se ajo të shkruajë

Duhet të humbasësh gëzimin që ke poemën

Dhe ne i rishkruam jetët tona me zjarr

E sheh këtë dorëshkrim të mbuluar

Me fjalë ngjyrëmishi?

Është shkruar me bojë të tejdukshme

Dhe është ngritur tek flakët tona

Fjalët u errësuan në faqe

Teksa ne u zhytëm tek njëri-tjetri

NE JEMI BOJË DHE GJAK

DHE TË GJITHA GJËRAT QË LËNË SHENJË

Ne e kthjemë njëri-tjtrin në ar teksa kthehemi

Duke kafezuar lëkurët e njëri-tjetrit si diej

Ngremë tek drita

Ti do të shohësh poema

Ngremë tek errësira

Ti do të shohësh dritë

Poezia “Ne mësuam”

Nga Erica Jong

Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti

#ericajong #enkeledasuti #oscarkokoschka

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty