POEZIErica JongPoezia “Njerëzit që jetojnë” - Nga Erica Jong

Poezia “Njerëzit që jetojnë” – Nga Erica Jong

-

Njerëzit që jetojnë afër detit

E kuptojnë përjetësinë

Ata kopjojnë kurbat e dallgëve

Zemrat e tyre rrahin me batica

Dhe kriptësia e gjakut të tyre

Korrespondon me detin

Ata e dinë se shtëpia e mishit

Është vetëm një kështjellë rëre

Ndërtuar në breg

Se lëkura çahet

Nën dallgë

Si rëra nën thembra

E shëtitësit të parë mbi plazh

Kur batica tërhiqet

Secili prej nesh ecën atje njëherë

Duke parë bulëzat

Të ngrihen nëpër rërë

Si shpirtrat që ngjiten

Duke ndjekur gjurmët e shkumës

Duke drejtuar gishtërinjtë tanë tregues

Përgjatë horizontit

Duke treguar shtëpinë

Poezia “Njerëzit që jetojnë”

Nga Erica Jong

Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti

Foto, Syri njerezor pas te qarave nga @artruthpage

#ericajong #enkeledasuti

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty