Njeriu që lindi në errësirë
Ka vdekur
Dhe është rikthyer
Në jetë sërish
Ai po shtrin krahët e tij
Në errësirë
Sikur do të përqafojë
Fantazmat e preferuara
Zemra e tij ndalon
Dhe fillon
Sërish
Atij i është dhënë falja
Për asgjënë
Është im atë
Që e kthen errësirën
Në vajza
Poezia “Njeriu që lindi në errësirë”
Nga Erica Jong
Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti