POEZIErica JongPoezia “Për tim shoq” - Nga Erica Jong

Poezia “Për tim shoq” – Nga Erica Jong

-

Ti fle në errësirë

Ti me kurrizin që dua

Dhe dhuntinë e gjumit

Nëpër netët e mia të zhurmshme me poezi

Kam marrë burra të tjerë në mendimet e mia

Qëkur jam takuar me ty

Kam dashur pjesë të tyre

Por vetëm ti fle nëpër errësirë

Si një mal ku është mbjellë shtëpia ime

Si një shkëmb ku qëndron tempulli im

Si një fjalor i madh që mban çdo fjalë

Madje edhe disa

Që si kam folur kurrë

Ti frymon

Faqet e ëndrrave të tua janë të shfrenuara

Nga erërat e shkrimeve të mia

Jastëku të përkëdhel faqen

Teksa unë mbuloj faqet

Element ku notoj

Apo fluturoj unë

MUZË E HESHTUR, SHTYLLË KURRIOZORE, SHOK JETE

Nuk është e modës

Që t’i rrëfehemi martesës

E megjithatë, unë nuk ndjej asnjë lidhje

Në këtë ajër që ne ndajmë

Poezia “Për tim shoq”

Nga Erica Jong

Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti

#ericajong #enkeledasuti #hannahcampbell

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty