Poezia “Premtimi” - Nga Jane Hirshfield

Qëndro, i thashë

Luleve të këputura Ato përkulën Poshtë kokat e tyre Qëndro, i thashtë merimangës E cila u largua Qëndro, gjethe Ajo u skuq E turpëruar për mua dhe vetveten Qëndro i thashë, trupit tim Ai u ul poshtë si një qen I bindur për një çast Duke filluar shpejt të dridhet Qëndro, tokë Luginash, kodrash, lumenjsh Skarpatesh të fosilizuara Gurash dhe rërash Më panë mbrapsht Me një shprehi ndryshuese, në heshtje Qëndro, i thashë dashurive të mia Secila u përgjigj Gjithmonë Poezia “Premtimi” Nga Jane Hirshfield Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti

Comments

Popular Posts