POEZIErica JongPoezia “Sepse unë nuk do ta pranoja” - Nga...

Poezia “Sepse unë nuk do ta pranoja” – Nga Erica Jong

-

Sepse unë nuk do ta pranoja

Dhe dashuria e tij e errët sekrete

E shkatërron jetën

– William Blake

Sepse unë nuk do ta pranoja

Se kisha ushqyer

Një armik brenda gjinjve të mi

Një dashnor që kërkonte të shponte

Trëndafilin tim sekret

Një dashnor që kërkonte të më shtypte

Ndërmjet kapakëve të një libri

Dhe më pas ta digjte

Një dashnor-pushtues i cili kërkonte

Të merrte shpirtin tim

Thuajse vdiqa

Duke rendur me makinën time drejt shkëmbinjve

Si një anije e keqdrejtuar

Që përplaset me pemët

Si një stuhi uragani

Duke djegur krahët e mi në furra

(Kur mendoja

se po piqja bukë)…

Të pranosh tradhëtinë

Është më keq sesa

Fakti i tradhëtisë

Sepse unë e doja atë

Siç duan gjethet diellin

Duke e kthyer fytyrën time nga ai

Duke kthyer ijet e mia, mitrën time

Që të mbushej me një ëndërr

Fëmijësh, një ëndërr librash

Dhe foshnjesh që çelin si gjethe

Nga një pemë pranvere

Një ëndërr peme që rrjedh gjak

Në vend të lëngut bimor

Ajo gjëja është ëndrra

Ëndrra për të cilën vdesim

Duke i kthyer fytyrën diellit

Symbyllur, pa e parë kurrë se ai është shuar

Yll i vdekur, ai flakëron ftohtësisht

Mbi një planet të vdekur

Teksa ne ngrohemi në pas-shkëlqimin e tij

Që tani e kujtojmë me mendje

Ai donte yjet dhe teleskopët

Donte makineritë

Donte ndërtimin e kontraksioneve më komplekse

Për t’u ngjitur tek retë

Por Ikarusi fluturoi

Afër diellit me krahë dylli

Dhe ai nuk mendon për marshe

Apo motora

Pemët ngjiten tek ai

Teksa ai bie

Toka vërshon për ta takuar

Si një dashnore

Duke ngritur ijet e saj përpëlitshëm

Krahët vajtojnë lotët e tyre të dyllta

Dhe rrëzohen

Dielli është i nxehtë

Mbi fytyrën e tij

Por edhe teksa po bie

Ai është në ekstazi

Dielli i tij

Nuk është shuar ende

Poezia “Sepse unë nuk do ta pranoja”

Nga Erica Jong

Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti

#ericajong #enkeledasuti

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty