SONTE I KËRKOJ HËNËS
Të tulatet në shtratin tënd
TË VIZATOJË ËNDRRA TË BUKURA
QË BUZËT E TUA TË BUZËQESHIN
Sonte i kërkoj yjeve
Të të ngrohin ëmbëlsisht
Të recitojnë rima shumëngjyrëshe
Që sytë e tu të shkelqejnë
Sonte i kërkova shiut
Të të përkundë butësisht
Duke kënduar melodi
Për harenë e zemrës tënde
Poezia “Sonte kërkoj”
Nga Nunoftferreira
Përzgjodhi dhe përktheu – Enkeleda Suti
Fotografia nga @jon__mico @jon_mico