POEZIErica JongPoezia “Tuneli i gjatë i dëshirimit për ty” -...

Poezia “Tuneli i gjatë i dëshirimit për ty” – Nga Erica Jong

-

Ky është tuneli i gjatë i dëshirimit për ty

Muret e tij janë të rreshtuar me puthje të kujtuara

Të lagështa dhe të kuqe si brenda gojëve tona

Të mbushura dhe të lëngshme si gjuha jote sondë

I ngrohtë si beli yt përkundrejt timit

I thellë si kërthiza jote që të çon në shtëpi

I butë si penisi yt i përgjumur që fillon të trazojë

I shtënguar si këmbët e tua të mbështjellura rreth të mijave

Të drejta si gishtërinjtë e tu të këmbës që tregojnë shtratin

Teksa ti rrotullohesh dhe godet me ashpërsinë tënde

Në tunelin e gjatë të dëshirimit për ty

Duke e mbjellë me ëndrra dhe shpresë të padurueshme

Duke bërë kujtime për të ardhmen

Duke ndrequr të kaluarën time të shtrembër

Duke më mësuar të jetojë në kohën e tashme

Të kaluarën e përsosur dhe të ardhmen e pasigurt

Papritur e sigurt me siguri

Në tunelin e gjatë të dëshirimit tim të vjetër

E cila përpara gjithmonë nuk ka fund

Por tani fillon dhe fillon sërish

Me ty, me ty, me ty

Poezia “Tuneli i gjatë i dëshirimit për ty”

Nga Erica Jong

Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti

#ericajong #enkeledasuti

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty