Çdo herë që takoheshim, çdo çast, ishte festë sikur të ishte epifani... - Nga Arseny Tarkovsky

Çdo herë që takoheshim

çdo çast, ishte festë
sikur të ishte epifani
vetëm ne në univers
përpara meje
mes perderve me
jargavanë të freskët
nga mbrëtëria jote
një reflektim mbi pasqyrë
më e fortë dhe më e lehtë
sesa rrahja e një krahu
ti vrapoje sipër shkallëve
më e shpejtë sesa
rrotullimi i kokës
kur binte nata
ti më jipje dhuratën tënde
dhe dyert e altarit hapeshin
dhe unë teksa isha zgjuar
të thoja, qofsh e bekuar
edhe pse e dija se bekimi im
ishte ofendim
ti flije, ndërsa jargavanët vjollcë
zgjateshin nga tryeza
për të përkëdhelur
qepallat e tua
dhe kështu, të përkëdhelura
ato ishin në paqe
dhe dora jote ishte e ngrohtë
dhe në kristal rridhnin lumenjtë
malet ishin të mjegullta
dhe deti shkëlqente
dhe ti mbaje kristalet
dhe ti flije mbi fronin tënd...O, Zot!
Ti ishe imja!
Më pas, ti çoheshe
Duke shndërruar
fjalorin e së përditshmes
ti shqiptoje ‘TI’
dhe aty fjala
shpalosi kuptimin e saj të vërtetë
dhe unë u bëra mbret
çdo gjë në botë ndryshoi
edhe gjërat më të thjeshta,
lavamani, ibriku, uji...
që qëndronin ndërmjet nesh
si një roje
i fortë dhe i palëvizur
ku i dihet se ku na shtynë
si në një mirazh përpara nesh
qytete lindur nga mrekulli
vetëm mendja
qëndronte poshtë këmbëve tona
dhe zogjtë
dhe peshqit
duke kërcyer jashtë lumit
ishin bashkëudhëtarët tanë
dhe përpara syve tanë
qielli i hapur
ndërsa, fati në hapat tonë
si një i çmendur
me një brisk në dorë
Nga Arseny Tarkovsky
Perzgjodhi dhe perktheu Enkeleda Suti

Comments

Popular Posts