Dashuria minus zero/ No limit - Nga Bob Dylan

Dashuria ime

Ajo flet si heshtje
Pa ideale apo dhune
Ajo nuk ka perse te thote se eshte besnike
E megjithate ajo eshte e vertete
Si akulli
Si zjarri
Njerezit mbajne trendafila
Bejne premtime ore pas ore
Dashuria ime
Ajo qesh si lulet
Valentinet nuk mund ta blejne ate
Ne dyqanet e monedhave dhe stacionet e autobuzeve
Njerezit flasin per situatat
Lexojne libra
Perserisin citate
Nxjerrin konkluzione mbi mur
Disa flasin per te ardhmen
Dashuria ime
Ajo flet butesisht
Ajo e di se nuk ka sukses me te mire sesa deshtimi
Dhe se deshtimi nuk eshte fare sukses
Manteli dhe kama lekunden
Zonjat ndezin qirinjte
Ne ceremonite e kaloresve
Edhe pengu duhet te mbaje inat
Statuja te bera nga kunja shkrepse
Shkrumbohen tek njera-tjetra
Dashuria ime
Shkel syrin
Ajo s’can koke
Ajo di shume per t’u zene apo per te gjykuar
Ura ne mesnate dridhet
Doktori i vendit bredh
Mbesat e bankiereve kerkojne persosmerine
Duke pritur te gjitha dhuratat qe sjellin burrat e mencur
Era hungerin si nje sepate
Nata fryn ftohte dhe me shi
Dashuria ime eshte si nje korb
Ne dritaren time me nje krahe te thyer
Dashuria minus zero/ No limit
Nga Bob Dylan
Perzgjodhi dhe perktheu Enkeleda Suti
Piktura, nga mjeshtri @helidonhaliti

Comments

Popular Posts