Fragmente nga poezia “Gruaja misterioze” - Nga Vladimir Majakovski

Juve te gjitheve

Ikona te ruajtura ne zgavrat e shpirtit
Do t’ju ngre nje dolli
Me kafken time - nga shperthejne kenget
Dhe i pi!
Shpesh vehten pyes:
Mos duhet me nje plumb te shenoj
Qenien time
Tani
Kur do te jap
Nje koncert lamtumire?
Mbildhi kujtese
Ne sallonet e trurit
Tere femrat qe desha!
Shnderroje naten
Ne dasme antike!
Zbraz
Nga trupi ne trup
Harene me gazmore
Se une sot
I bije flautit
Te shtylles time kurrizore!
Fragmente nga poezia “Gruaja misterioze”
Nga Vladimir Majakovski
Perkthyer nga Moikom Zeqo
Zenit, 2018
Piktura, Autoportret nga mjeshtri @helidonhaliti

Comments

Popular Posts