Fragmente poezie - Nga Fernando Pessoa

Hyj ne dhome e mbyll dritaren

Me sjellin qiririn e me thone “naten e mire”
E une ua kthej “naten e mire”
Sikur jeta ime te kishte qene gjithmone keshtu
Dite me Diell, ose me shira
Pastaj e tmerrshme sikur te ish fundi i botes
Vjen mbremja e njerezit kalojne
Para mbylljes se dritares
Shikimi i fundit miqesor ne bimet e heshtura
Ne krejt boten e me pas dritarja mbyllet
Ndizet qiriri e te shtrihesh ne shtrat
Pa lexuar asgje, pa menduar asgje
Po s’arrin dot te flesh
Sepse ende ndjen jeten qe rrjedh brenda teje
Si lumi ne shtratin e tij
Dhe jashte eshte nje qetesi e madhe
Si nje Zot qe fle
Fragmente poezie nga Fernando Pessoa
Perkthyer nga Moikom Zeqo
Zenit, 2014
Fotografia nga @luarasi.suel

Comments

Popular Posts