Poezia “Corona” - Nga Paul Celan

Vjeshta kafshon gjethet e saj nga dora ime

Ne jemi miq
Ne zhvoshkim kohe nga arrat dhe u mesojme atyre te ecin
Koha rikthehet ne guacken e saj
Ne pasqyre eshte e diel
Ne endrra vijne duke folur
Goja flet te verteten
Syri im zbret poshte tek ijet e dashnores sime
Ne veshtrojme njeri-tjetrin
Dhe ne flasim gjera te errta
Ne e duam njeri-tjetrin si lulekuqe
Si kujtese
Ne dremisim si vera ne guackat e detit
Si deti ne rrymen e kuqe te henes
Nje zemer rreh per te mos pushuar
Ne qendrojme ne dritare te perqafuar
Njerezit na shohin nga rruga
Kishte ardhur koha qe njerezit ta dinin
Kishte ardhur koha qe guri te binte dakord qe te lulezonte
Eshte koha
Erdhi koha
Eshte koha
Poezia “Corona”
Nga Paul Celan
Perzgjodhi dhe perktheu Enkeleda Suti
Piktura nga mjeshtri @helidonhaliti

Comments

Popular Posts