Poezia “Dashuria dhe Jeta” - Nga Paul Eluard

Një fytyrë në fund të ditës  

NJË DJEP NË GJETHEN E VDEKUR TË DITËS

Një buqetë shiu lakuriq

Çdo rreze dielli e fshehur  

Çdo burim burimesh në thellësitë e ujit

Çdo pasqyrë pasqyrash të thyera

Një guralec midis guralecësh të tjerë  

Për zjarrin e fundit të gjetheve të ditës

NJË FYTYRË SI TË GJITHA FYTYRAT E HARRUARA

 

Poezia “Dashuria dhe Jeta”

Nga Paul Eluard  

 

Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti

Comments

Popular Posts