Poezia “Duke thene dicka” - Nga Carol Ann Duffy

Gjerat marrin formen tende

Rroba te hedhura poshte
Nje qefin i lagesht ne tualet
Duar te zbrazeta
Ky nuk eshte nje trillim
Keto jane materialet e thjeshta dhe te ngrohta te dashurise
Keshtu e mendon zemra ime
Ne zgjohemi
Gjuha jone private fillon diten
Ne bejme levizje te njohura neper shtepi
Endrrat per te cilat nuk kemi fraza shkasin neper gishterinjte tane ne tym
Enderrova sikur nuk isha me ty
Duke u endur neper nje qytet
Ku nuk jeton ti
Shihja te huajt
Duke kerkuar per nje fjale per t’i kthyer ata ne ti
U zgjova krahe teje
Te them, ‘Zemer’
Drita e rrugeve shetitore
Gervisht erresiren e siperfaqeve
Mungesa jote me le me fantazmen e dashurise
Filxhane kafeje apo carcafe gjysem te ngrohte
Puthja me e bute
Duke ecur per ne shtepi
Te shoh teksa ti ndez driten
Une hyj brenda
Nga jashte duke thirrur emrin tend
Duke thene dicka
Poezia “Duke thene dicka”
Nga Carol Ann Duffy
Perzgjodhi dhe perktheu Enkeleda Suti
Piktura, Histori dashurie nga mjeshtri @helidonhaliti

Comments

Popular Posts