PIKTURËEgon SchielePoezia “Jo vetem zjarri” - Nga Pablo Neruda

Poezia “Jo vetem zjarri” – Nga Pablo Neruda

-

Ah po, me kujtohet

Po, syte e tu te mbyllur

Sikur te ishin te mbushur nga brenda me drite te zeze

I gjithe trupi yt si nje dore e hapur

Si nje grumbullim i bardhe yjor nga hena

Dhe ekstazia

Kur te na vrase rrufeja

Kur kama te na plagose tek rrenjet tona

Dhe nje vetetime te godase floket tane

Dhe kur

Gradualisht

Ne te rikthehemi ne jete

Sikur te ishim duke dale nga oqeani

Si nga nje anije e mbytur

Ne rikthehemi te plagosur

Midis gurave dhe algave te kuqe te detit

Por

Ka edhe kujtime te tjera

Jo vetem lule nga zjarri

Por filiza te vegjel

Qe shfaqen papritur

Kur une po eci me tren

Ose rrugeve

Te shoh ty

Duke lare shamite e mia

Varur mbi dritare

Corapet e mia te grisura

Figura jote ku gjithcka

Te gjitha kenaqesite, sikur shperthejne

Bien pa te shkaterruar ty

Serish

Bashkeshorte e vogel

E cdo dite

Serish nje qenie njerezore

Perunjesisht njerezore

Krenarisht e varfer

Sic ti duhet te jesh qe te jesh

Jo trendafili i atyperatyshem

Qe e shperben hiri i dashurise

Por e gjithe jeta

E gjithe jeta me sapu dhe gjilpera

Me aromen qe une e dua

Te kuzhines qe ndoshta ne nuk duhet ta kemi

Dhe ne te cilen duart e tua midis patateve te skuqura

Dhe goja jote kur kendon ne dimer

Deri kur te mberrije bifteku

Do te ishin per mua lumturia e perhershme mbi toke

Ah jeta ime

Nuk eshte vetem zjarri ai qe djeg

Ndermjet nesh

Por e gjithe jeta

Historia e thjeshte

Dashuria e thjeshte

E nje burri dhe e nje gruaja

Si gjithe te tjeret

Poezia “Jo vetem zjarri”

Nga Pablo Neruda

Perzgjodhi dhe perktheu Enkeleda Suti

Pikturat, Gustav Klimt dhe Egon Schiele

#pabloneruda #gustavklimt #egonschiele #enkeledasuti

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty